BallinaAktualitetKu është Ibrahim Lici? Hodaj: Ne e kemi kapur dhe përsëri do...

Ku është Ibrahim Lici? Hodaj: Ne e kemi kapur dhe përsëri do e kapim

spot_img
spot_img

Videoja e publikuar pas masakrës së Shkodrës ka hedhur dyshimet se në makinën që u bë atentat mund të ketë qenë edhe i shumëkërkuari Ibrahim Lici.

Drejtori i Krimeve të Rënda, Ervin Hodaj, u shpreh se Lici rezulton me kartelë shumë të kuqe nga policia shqiptare.

Ai theksoi se në vitin 2023 Ibrahim Lici u kap falë punës së policisë tonë. Po ashtu shtoi në emisionin “Opinion” se autoritetet sërish do ta kapin.

“Ibrahim Lici u kap nga policia shqiptare dhe dua ta theksoj këtë. U kap nga 2023 falë punës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Shkodrës, informacioneve që kishte, Departamentit të Policisë Kriminale dhe Interpol Tiranës. Ka dërguar informacionin e saktë, me adresë të saktë të këtij personi në kërkim në Turqi dhe u bë kapja e tij. U arrestua nga autoritetet turke. Pavarësisht procedurave, autoritetet e lanë me arrest shtëpie dhe nuk e lanë me arrest në burg. Pas kësaj autoritetet turke e kanë kërkuar në banesën që ai e ka lënë për rezidencë dhe nuk e kanë gjetur, pra ai është arratisur. Sigurisht që ne përsëri do vazhdojmë për ta kapur Ibrahim Licin. Dhe jo vetëm atë, por të gjithë personat e kërkuar. Për t’i kthyer përgjigje pyetjes së Glidonës se ku është? Ne e kemi kapur Ibrahim Licin, pra policia shqiptare e ka kapur në bashkëpunim me partnerët dhe përsëri do ta kapim. Kjo është detyra jonë në fund të ditës”, tha Hodaj./tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular