BallinaAktualitetRikthimi i Trump, 65.4% e shqiptarëve thonë se Berishës s'i hiqet non...

Rikthimi i Trump, 65.4% e shqiptarëve thonë se Berishës s’i hiqet non grata! Mosbindja civile e PD dështim

spot_img
spot_img

Në Report Tv po transmetohet sondazhi në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën për muajin nëntor. Shumica dërrmuese e shqiptarëve thonë se edhe pse Donald Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, ish-kryeministrit Sali Berisha nuk do t’i hiqet ‘non grata’. Sipas sondazhit, 65.4% e zgjedhësve të prirur për të votuar, si brenda vendit ashtu edhe në diasporë, shprehen kundër një skenari të tillë.

Shqiptarët janë të zhgënjyer me aksionin e mosbindjes së Partisë Demokratike. Sipas sondazhit, shumica dërrmuese e të anketuarve brenda dhe jashtë vendit, e konsiderojnë këtë nismë si të dështuar. Konkretisht, 73.5%, prej tyre e quajnë dështim, ndërsa 7.2% sukses. 9.3% janë të dyzuar.

Shënim: Kampioni i sondazhit, 1854 zgjedhës gjithsej, të prirur për të votuar: 1298 në territorin e Shqipërisë, të kontaktuar me SMS krejt të rastësishme të shpërndara proporcionalisht në çdo qark, si edhe 556 zgjedhës nga emigracioni, të kontaktuar përmes miqve/të afërmve këtu. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: Plus/minus 3.1%.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular