Avokatja Enida Bozheku ka deklaruar në emisionin “360 Gradë” se autori që qëlloi për vdekje ndërtuesin Eduart Reçi është specialist dhe shumë i shtrenjtë.
“Të gjithë biem dakord që autori është specialist. Teknikisht duhet të jetë shumë e shtrenjtë”, u shpreh ajo.
Ndërsa, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se arma me të cilën u krye vrasja kushton 1700 euro në dyqan, kurse në treg të zi shkon deri në 5 mijë euro.
Ai ka theksuar se viktima ka qenë në lëvizje kur ka ndodhur goditja dhe krimineli ka qene goxha profesionist.
“Kjo arma kushton 1700 euro, e shitur në dyqan. Në treg të zi shkon 3, 4, 5 mijë euro.
Janë plumba thjesht çelik, që dalin dhe godasin deri në 60-70 metra. Për ta bërë natën këtë, i ndjeri ka qenë në një sheshpushim, jo në një rrugicë. Nuk e di sa ka qene ndriçimi.
Ka goxha profesionalizëm, krimineli, ai që ka kryer veprën, sepse duhet të marrim dhe një faktor tjetër, lëvizjen. Ai ka qenë në lëvizje, pavarësisht se fliste në telefon, i ndjeri bënte një lëvizje në sheshpushim. Ka gjetur momentin që ka ndaluar dhe menjëherë ka bërë qitjen”, tha Karamuço.