BallinaKronikePrej dy ditësh i zhdukur! 56-vjeçarja “ngre në këmbë” policinë e Pogradecit:...

Prej dy ditësh i zhdukur! 56-vjeçarja “ngre në këmbë” policinë e Pogradecit: Më gjeni nipin…

spot_img
spot_img

Një 33-vjeçar nga fshati Rrëmenaj, Pogradec rezulton i zhdukur që prej datës 13 nëntor.

Blutë e Pogradecit bëjnë me dije se po punojnë për gjetjen e tij, ndërsa mësohet se kallëzimi në polici është bërë nga 56-vjeçarja, e cila tha se nipi i saj u largua nga banesa dhe s’u kthye më. 33-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë

Në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasja B. K., 56 vjece, banuese në fshatin Rrëmenj, e cila ka kallëzuar se më datë 13.11.2024, është larguar nga banesa, nipi i saj, shtetasi N. Sh., 33 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular