Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Kretës në Greqi.
Mediat lokale bëjnë me dije se i riu akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Mësohet se 30-vjeçari ka tentuar t’i shpëtojë prangave të policisë duke kundërshtuar arrestimin e tij.
Por arratia e tij zgjati vetëm pak minuta. Pas një ndjekjeje nga ekipi i DIAS në Chania, shqiptari u arrestua në qendër të qytetit.
Në ditët në vijim shqiptari pritet të dalë para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.