BallinaLifestyleMësoi nga mediat romancën e bashkëshortit, rrëfehet Alma Bektashi: Nuk merresh vesh...

Mësoi nga mediat romancën e bashkëshortit, rrëfehet Alma Bektashi: Nuk merresh vesh me një person që i pëlqen vetja! Si partneri e tradhtoi këngëtaren me psikologen 20 vite më të re

spot_img
spot_img

Këngëtarja e njohur Alma Bektashi, edhe pse jo për herë të parë, ka rrëfyer përsëri në një intervistë detaje nga ndarja me ish-burrin ku shkak u bë tradhëtia e këtij të fundit.

Ajo tregon se edhe pse 3 vite nga ndarja, procedurat e divorcit akoma nuk kanë mbaruar.

“Ende nuk ka mbaruar divorci, ishte dëshira ime për vitin e ri që këtë vit të mbaronte por jo,” u shpreh Alma.

Ajo tha se tradhëtia për të është “e patolerueshme” pasi e quan mosrespekt nga ana e partnerit.

Ndërsa u pyet nga moderatorja sesi e përballoi ajo tradhëtinë, këngëtarja u shpreh se në fillim ka menduar se diçka nuk shkonte me të që bashkëshorti e kishte tradhtuar por më pas ka kuptuar se gjithçka ka ardhur si pasojë e mos komunikimit.

Të vjen çudi, se gjëja e parë që mendon është ku ke gabuar çfarë nuk ka shkuar mirë. Nuk kam dëgjuar në trevat shqiptare për marrëdhënie të shëndetshme mes çifteve. Çiftet këtu tek ne nuk komunikojnë, cohen në mëngjes pinë atë kafen shume shpejt dhe ikin në punë, pastaj jo po po dal me me shokët jo po iki të pi një kafe dhe femra bën gjithçka vetë.”

“Nuk dua të më thuash 50 herë në ditë të dua kur veprat nuk janë askund, ajo fjala të dua është bërë si mirëdita. Kur e thua fjalën të dua ose të dashuroj është shumë fjalë e madhe,” thekson ndër të tjera këngëtarja.

Më pas Alma është pyetur nëse do të dëshironte që te kishin mbetur miq me ish-partnerin por ajo është shprehur se në rastin e saj është e vështirë pasi ish-bashkëshortin ajo e quan narcistoid.

Në rastin tim është shumë e vështirë të ballafaqohesh me një narsitoid, më një person që do vetëm vetën është shumë e vështirë të kuptohesh,” përfundon ajo në podcast me Mira Kazhanin.

Në një tjetër intervistë disa muaj më parë , Alma Bektashi tregoi se edhe pse kishte pasur dyshime, për atë që po ndodhte, lajmin tamam e kishte mësuar nga portalet.

Ndaj, duke marrë parasysh shkeljen e besimit të ish-bashkëshortit, vendosi që t’i jepte fund martesës së saj.

“Nuk e toleroj mosrespektin, gjërat që nuk janë të shëndetshme në një lidhje. Duke qenë kategorike, 0 tolerancë për tradhtinë kam marrë vendimin. E kam marrë vesh nëpërmjet portaleve. Kisha dyshime, kisha dëgjuar, por nuk u besoj pa i parë gjërat vetë asnjëherë. Është e vështirë kur je profesoreshë, në koncerte, spektakle, edhe në kështu rastesh prej mirëkuptim në mënyrë absolute. Por duke e parë që luhatet në familje besimi, nuk besoj që duhet të fal…Mund të kem edhe kritika nga publiku, por pa kaluar në lëkurën time nuk e kupton,”-tha këngëtarja e njohur.

Këngëtarja Alma Bektashi i ka dhënë fund në vitin 2021 martesës me bashkëshortin e saj Sokol Stafa, pas 25 vjetësh martesë, pasi ai nisi një lidhje dashurie me një psikologe 20 vjet më të re. Asokohe në media thuaj se edhe vetë Alma ishte njohur me këtë aferë 2-vjeçare të bashkëshortit pasi ai dilte hapur në rrjetet sociale të psikologes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular