Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) mori pjesë në takimin e Albania Investment Council më 12 nëntor 2024, ku u përfaqësua nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Spiro Brumbulli.
Një nga lajmet më të rëndësishme të këtij takimi ishte mbështetja e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) për projektligjin mbi Byronë e Kredisë.
Gjatë diskutimit, z. Brumbulli theksoi se:
AAB vlerëson bashkëpunimin me Bankën Botërore për hartimin e projektligjit për Byronë e Kredisë.
Ritja e financimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) kërkon formalizim dhe zhvillim të marrëdhënieve me bankat. Për sektorët më të rrezikuar, skemat e ndarjes së riskut do të jenë thelbësore për rritjen e financimit. Kosto e huadhënies nuk ka të bëjë vetëm e bankën, por dhe me palët e tjera të përfshira në proces, që nuk varen nga banka.
Një pikë kyçe është përmirësimi i qasjes në e-Albania për të lehtësuar procedurat për qytetarët dhe bankat.
Me kapitalizim të lartë prej 2 miliardë eurosh dhe një portofol kreditimi prej rreth 800 miliardë lekësh, sektori bankar mbetet i përkushtuar për financimin e ekonomisë.
AAB është e gatshme për bashkëpunim të mëtejshëm për të përmirësuar kuadrin rregullator, ndoshta duke i dhënë jetë një plani veprimi të përbashkët me Bankën Botërore.