BallinaEkonomiSiguria Kibernetike/Takim mes Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe Agjencisë së Sigurimit të...

Siguria Kibernetike/Takim mes Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave

spot_img
spot_img

Shoqata Shqiptare e Bankave, në bashkëpunim me Albanian Deposit Insurance Agency, më 14 nëntor 2024, organizoi një takim ndërgjegjësues mbi rëndësinë e sigurisë kibernetike në sistemin bankar.  Në fokus të diskutimeve ishin adresimi i sfidave të përbashkëta, rritja e sigurisë së të dhënave dhe mbrojtja e informacionit të depozituesve.

Përfaqësues nga Banka e Shqipërisë dhe bankat tregtare ndanë praktikat më të mira dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit për të parandaluar kërcënimet kibernetike.

Agjencia e Sigurimit të Depozitave, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave, organizoi një takim ndërgjegjësues mbi rëndësinë e sigurisë kibernetike në sistemin financiar. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Bankës së Shqipërisë dhe të gjitha bankave të sistemit bankar në vend.

Qëllimi kryesor i takimit ishte adresimi i sfidave të përbashkëta në identifikimin dhe mitigimin e rreziqeve nga kërcënimet kibernetike. Diskutimet u përqendruan në ruajtjen e besimit të publikut në sistemin financiar, përmes rritjes së sigurisë së të dhënave dhe mbrojtjes së informacionit të depozituesve.

Fjalën kryesore e mbajti eksperti i sigurisë kibernetike në Departamentin e Thesarit të Shteteve të Bashkuara, Z. Khalid Simaan. Ai prezantoi një panoramë të gjerë mbi rreziqet kibernetike, standardet ndërkombëtare rregullatore dhe mënyrat se si Agjencia e Sigurimit të Depozitave, në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe bankat anëtare të skemës së sigurimit të depozitave, mund të kontribuojë në forcimin e sigurisë së informacionit që lidhet me depozitat.

Pjesëmarrësit ndanë përvojat dhe praktikat më të mira në adresimin e rreziqeve kibernetike dhe diskutuan mënyrat më efikase të bashkëpunimit për të garantuar një mbrojtje të fortë kundër sulmeve të mundshme kibernetike.

Ky takim është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së ndërgjegjësimit dhe forcimit të kapaciteteve në përballjen me sfidat kibernetike, duke kontribuar në mënyrë aktive për një sistem financiar më të sigurt dhe të qëndrueshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular