BallinaLifestyleEgla Ceno rrëfen mes lotësh momentin e VËSHTIRË: E gjeta të shtrirë...

Egla Ceno rrëfen mes lotësh momentin e VËSHTIRË: E gjeta të shtrirë në tokë…

spot_img
spot_img

Aktorja Egla Ceno, e ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ka ndarë me emocione të forta historinë e lidhjes së saj të veçantë me të atin, Agim Cenon, i cili u nda nga jeta kur ajo ishte vetëm 18 vjeç. Mes lotësh, Egla foli për marrëdhënien e tyre të ngushtë dhe momentet e vështira që shënjuan jetën e saj, përfshirë ditën e frikshme kur i ati pësoi një hemorragji cerebrale.

“Ishte një njeri gjakëmbël, shumë shoqëror, gjithmonë i rrethuar nga njerëz. Unë kisha një stol ku shihja filma, dhe kur i mungonte asistenti, bëhesha unë asistente. Ishim shumë të lidhur, më merrte kudo me vete,” tregoi ajo.

Egla rikujtoi me nostalgji edhe udhëtimet e tyre së bashku:

“Ecnim me këmbë dy orë nga Poliçani deri te gjyshja në Peshtan. Mblidhnim lule dhe bënim kurora. Para disa ditësh takova mamin dhe… më ka marrë shumë malli për të. Ai ndërroi jetë në moshën që kam unë sot.”

Një nga momentet më të dhimbshme për aktoren ishte kur dëshmoi gjendjen kritike të të atit gjatë hemorragjisë.

“Kur ndodhi, lashë mësimin dhe shkova drejt lokalit ku qëndronte ai çdo mëngjes. Shoh që po pësonte hemorragjinë. Ambulanca e çoi në Berat ku qëndroi për 14 ditë. Një natë para se të ndërronte jetë, e takova. Ishte paralizuar dhe nuk fliste dot. Atë mbrëmje u ktheva në shtëpi, dhe ditën tjetër më sollën lajmin që kishte ndërruar jetë.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular