residenti amerikan Joe Biden i ka dhënë ‘dritën jeshile’ Ukrainës që të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA për të goditur Rusinë, sipas raportimeve të mediave amerikane
Armët ka të ngjarë të përdoren fillimisht kundër trupave ruse dhe koreano-veriore në mbrojtje të forcave ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë perëndimore, thanë zyrtarët, shkruan BBC.
Ky vendim i presidentit Biden përbën një ndryshim të madh në politikën amerikane, raporton New Tork Times.
Lejimi i ukrainasve të përdorin raketat me rreze të gjatë, të njohura si Sistemet Raketore Taktike të Ushtrisë, ose ATACMS, erdhi si përgjigje ndaj vendimit të befasishëm të Rusisë për të sjellë trupat e Koresë së Veriut në luftë, thanë zyrtarët.
Sakaq mediat në SHBA bëjnë me dije se deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë apo Pentagoni për këtë lëvizje të Joe Biden.