BallinaPolitikeIbsen Elezi: Vokshi, e paaftë. Komisioni nuk arriti asgjë, veç zhurmës

Ibsen Elezi: Vokshi, e paaftë. Komisioni nuk arriti asgjë, veç zhurmës

spot_img
spot_img

Ish-kandidati për kreun e PD-së, Ibsen Elezi, në emisionit “3D” të moderatorit Alban Dudushit në RTSH1, u shpreh se Albana Vokshi si drejtuese e Komisionit Hetimor për Check Up dhe Sterilizimin, u tregua e paaftë dhe nuk e shfrytëzoi këtë komision në favor të kauzave që ajo përfaqëson.

Sipas tij, Vokshi ka pasur gjithë argumentet në favorin e saj por nuk ka ditur ti shfrytëzoi dhe lejonte zhurmë në komision.

Komisioni nuk e ka kryer funksionin e vetë dhe nuk u arrit qëllimi sepse vetëm kanë bërë rrëmujë me tentativën për të marr në pyetje ish-ministrin Ilir Beqaj. Unë në këtë rast e quaj të paaftë Albana Vokshin sepse ajo i kishte të gjitha argumentet në favor të vetes për të mundur kundërshtarin. Ose, ndoshta nuk ka dashur që ta mund”.

Elezi kritikon dhe mazhorancën në komisionin hetimor që sipas tij kanë pasur si qëllim të mbronin ish-ministrin Ilir Beqaj.

Nga ana tjetër, krahu i pozitës nuk është po serioz sepse dukej ashiqare që shkonin për të mbrojtur një njeri që duket që është i person i kompromentueshëm.  Apo kur mendon që vetë z. Ndreca që ka qenë nën hetim dhe ka marr pjesë në një komisionin hetimor”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular