BallinaAktualitetLaboratori i kokainës në Qerekë/ GJKKO merr VENDIMIN për 7 shqiptarët dhe...

Laboratori i kokainës në Qerekë/ GJKKO merr VENDIMIN për 7 shqiptarët dhe 3 kimistët e huaj

spot_img
spot_img

GJKKO ka lënë në qeli 7 shqiptarët dhe 3 kimistët e huaj që u arrestuan pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Qerekë.

10 të akuzuarit për laboratorin e kokainës u arrestuan gjatë një operacioni të zhvilluar nga SPAK e agjentët spanjollë më 15 dhe 16 Nëntor.

Gjatë dëshmisë para togave të zeza, shtetasi nga Venezuela u shpreh se “Kam ardhur në Shqipëri për të  mbjellë flokët”.

Ndërsa i huaji tjetër është shprehur se kishte ardhur për të blerë rroba të përdorura, pasi pretendon se është tregtar.

Laboratori i drogës u zbulua nga SPAK disa ditë më parë pas kontrolleve në disa zona të vendit, ku u arrestuan trafikantë dhe përpunues të kokainës.

Njëri prej të arrestuarve, 25-vjeçari Endi Sejdini ishte pronari i banesës ku ishte ngritur laboratori i drogës, në një nga katet e ndërtesës.

I riu kishte një biznes privat moblieri në zonë dhe se nuk rezulton një person me precedentë penal apo rekorde kriminale. Gjithashtu një detaj tjetër i ri është se dyshohet se drejtues të këtij grupi trafikantësh janë, Aldi Zonja, Artion Çaushllari,  Geis Fejsullai dhe Kladi Birçe, të katër të arrestuar.

Në total SPAK deklaron se sekuestroi 850 lëkura kafshësh të kriposura që ishin importuar në Shqipëri. Për ta nxjerrë përmbajtjen narkotike nga lëkurë e gjethëve udhëtuan drejt kryeqytetit shqiptar 3 shtetas të huaj, dhe konkretisht kolumbiani Hiulen Narvarez, Joze Vasquez dhe Samuel Serrano nga Venezuela.

Se sa është ngarkesa e kokainës pritet të llogaritet nga ekspertët e hetimit, ndërsa në investigimin penal bashkë me SPAK u përfshinë edhe agjencitë e huaja mes tyre edhe DEA.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular