Një 36-vjeçar është arrestuar në doganën e Muriqanit, pasi akuzohet se tentoi të fuste në Shqipëri 331 000 euro, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale.
Panorama.al bën me dije se i arrestuari është Fadil Halmusaj. Ndërkohë që po procedohet në gjendje të lirë shtetasi P. M., 35 vjeç, banues në Lezhë.
Gjatë operacionit “Zinxhiri”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “Mercedez Benz” me drejtues shtetasin F. H. dhe pasagjer shtetasin P. M.
Në dy hapësira të modifikuara (në pjesën e tavanit dhe të bagazhit të automjetit), u gjetën 331 000 euro, që këta shtetas po tentonin t’i futnin ilegalisht në Shqipëri.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 celularë.
Vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave.
Njoftimi i policisë
PKK Muriqan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Zinxhiri”, për goditjen e një rasti të mosdeklarimit të parave që dyshohet janë përfituar nga veprimtaritë kriminale.
Për këtë rast u arrestua shtetasi F. H., 36 vjeç, banues në Kryemadh, dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. M., 35 vjeç, banues në Lezhë.
Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “Mercedez Benz” me drejtues shtetasin F. H. dhe pasagjer shtetasin P. M. Në dy hapësira të modifikuara (në pjesën e tavanit dhe të bagazhit të automjetit), u gjetën 331 000 euro, që këta shtetas po tentonin t’i futnin ilegalisht në Shqipëri.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 celularë.
Vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.