Një atentat më armë zjarri tronditi në mesnatë zonën e Xhamllëkut në kryeqytet. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta. Viktimë e atentatit ka mbetur 28 vjeçari Klajdi Prendi.
Dyshohet se autorët kanë qëlluar 28-vjeçarin me armë me silenciator.
Pak minuta pas ngjarjes në Farkë është gjetur nga policia një automjet i djegur me targa të huaja.
Mendohet se makina e djegur u përket autorëve të atentatit.