Moto e aktivitetit “Safety Gala Albania 2024” organizuar nga ERMC, ku DPSHTRR ishte e ftuar për të dytin vit rradhazi, ishte: “Projeksioni i së ardhmes: Dimensioni Njerëzor, Siguria dhe Teknologjia”!
Një event që bën bashkë aktorë të industrive kryesore në vend dhe këdo tjetër, që është i angazhuar për të përmirësuar standardet dhe praktikat e sigurisë në vendet e tyre të punës dhe komunitet. U diskutua gjithçka mbi ndërveprimin midis faktorëve njerëzorë, përparimeve teknologjike dhe kulturës së sigurisë, duke eksploruar se si këta elementë mund të përmirësojnë sigurinë dhe mirëqenien në vendin e punës.
Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR-së, Z. Ilir Mëngra në sesionin e 4-ërt të konferencës shprehu përgjegjësinë që enti ynë ka për krijimin e një vendi pune të sigurt për punonjësit e saj dhe respektimin e të drejtave të tyre. Masat e ndërmarra dhe projektet në zhvillim për të ofruar një eksperiencë pune unike!
Falenderojmë ERMC-në, për mundësinë e krijuar për të qenë pjesë e “Safety Gala Albania 2024” pasi aktivitete të tilla ofrojnë mundësi shumë të mira për të krijuar kontakte, bashkëpunime, shkëmbyer mendime dhe opinione si edhe për të qëndruar koherent me ndryshimet rregullatore, zhvillimet teknologjike dhe trendet e fundit.