DPSHTRR dhe RETRO Albania ju përshëndesin këtë të shtunë Nëntori drejtpërdrejt nga edicioni i 58-të i Asamblesë së Përgjithshme të FIVA-s që mbahet në Vienë, Austri.
Si anëtarë të FIVA-s prej dy vitesh, ndihemi me fat që Automotorizimi Shqiptar është pjesë e organizimeve të tilla, të cilat forcojnë akoma më shumë statusin e saj dhe që japin mundësinë e krijimit të kontakteve dhe të shkëmbimit të ideve.
Ndihemi krenar dhe ngarkohemi me përgjegjësi për vlerësimin maksimal të organizimit të Simpoziumit të vitit të kaluar të mbajtur pranë “The Plaza Tirana” nga Z. Gautam Sen, i cili nuk humbi rastin për ta shprehur sërisht pështypjen e tij pozitive!
Znj. Alizée Glavieux shprehu se femrat po zgjedhin të jenë prezente në automotiv dhe e përgëzoi këtë ndryshim në kulturë, e cila po përqafohet edhe nga vende si Shqipëria.
Marrim më të mirën nga eskperienca ndërkombëtare për ta sjellë pranë jush!