Presidenti i Republikes Bajram Begaj nis ditën e nesërme konsultimet me partitë poltike në funsksion te dekretit për datën e zgjedhjeve parlamentare. PLL konfirmon pjesmarrjen e kerkuar nga Kryetari i Shtetit.
Njoftim për Mediat
Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) konfirmon pjesëmarrjen në takimin e kërkuar nga Kryetari i Shtetit, z. Bajram Bega, me partitë parlamentare, i cili do të zhvillohet nesër, më datë 20 nëntor 2024, ora 12:30.
Ky takim këshillimor ka për qëllim diskutimin mbi caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
PLL do të përfaqësohet nga Kryetari i Partisë, z. Shpëtim Axhami.
Ndër të tjera, PLL do të kërkojë që data e zgjedhjeve të caktohet në respekt të plotë të afateve kushtetuese dhe të shqyrtohet mundësia e shpalljes së saj pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me hapjen e listave.
Partia Lëvizja e Legalitetit
Tiranë, 19 nëntor 2024