Shqipëria do të luajë në mbrëmje ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve, të vlefshme për raundin e 6-të.
Tifozët kanë nisur të grupohen dhe të nisen drejt stadiumit “Air Albania”. Në video fansat kuqezinj janë shfaqur me flakadantë dhe tymuese, teksa nuk mungojnë brohoritjet në rrugë.
Në rast se Kombëtarja shqiptare do të fitonte kundër Ukrainës dhe dueli mes Çeki-Gjeorgji do të mbyllej në barazim atëherë ne do të renditeshim në vendin e parë të grupit.