BallinaAktualitetSterilizimi në GJKKO, Beqajt i rrëzohen 3 kërkesat paraprake/Ja ç’kërkoi ish-ministri i...

Sterilizimi në GJKKO, Beqajt i rrëzohen 3 kërkesat paraprake/Ja ç’kërkoi ish-ministri i Shëndetësisë

spot_img
spot_img

Në GJKKO po zhvillohet seanca paraprake ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, lidhur me konçensionin e sterilizimit.

Gazetarja e Neës 24, Klodiana Lala duke dhënë detaje nga zhvillimi i seancës tha se ish-ministri Beqaj ka bërë 3 kërkesa paraprake që iu rrëzuan.

Beqaj kërkoi që në proces të jetë i pranishëm Avokati i Shtetit, seanca të jetë e hapur për mediat pasi nuk ka më sekrete dhe të thirret Nisma Thurje si kallëzuese në SPAK të këtij konçensioni.

Të tre kërkesat paraprake të ish-ministrit të Shëndetësisë janë rrëzuar nga Gjykata.

Ndaj Ilir Beqajt lidhur me konçensionin e sterilizimit është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës. Në seancën e zhvilluar sot, Beqaj ka kërkuar pushimin e akuzës ndaj tij, ndërsa senaca u shty për javën e ardhshme. Do të jetë Gjykata ajo që do të vendosë nëse do të kalojë dosjen për gjykim, do e rikthejë në SPAK për hetime të mëtejshme, apo do të pushojë çështjen.

Ilir Beqaj është arrestuar me urdhër të SPAK lidhur me shpërdorimin e fondeve të agjencisë SASPAK. Prokuroria e Posaçme po e heton Beqajn për veprat penale të korrupsionit e fshehjes së pasurisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular