BallinaKronikeVDEKJE e mistershme në Spanjë/ Bie nga kati i 10-të dhe humb...

VDEKJE e mistershme në Spanjë/ Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, mik i ngushtë i Cllevio-s

spot_img
spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku 26-vjeçari shqiptar Klajdi Mancaku, është gjetur i vdekur.

Sipas autoriteteve vendase, dyshohet se i riu është hedhur nga kati i 10-të i një ndërtese, ndërsarrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe janë nën hetim.

Vdekja e mistershme e të riut ka tronditur miq e të afërm të tij, të cilët kanë shprehur dhimbjen e ngushëllime në rrjete sociale për humbjen e tij.

Mancaku ishte i njohur për përfshirjen e tij në një konflikt të ndodhur një vit më parë në Shqipëri, që nisi pas një debati në rrjetin social TikTok.

Asokohe ai plagosi dy të rinj dhe u shpall në kërkim nga Policia e Shtetit.

Në incidentin e një viti më parë, Mancaku u përball me Mario Vrionin, pas një debati telefonik mes tyre.

Ata u takuan për t’u sqaruar, por situata u përshkallëzua në dhunë. Vrioni ishte shoqëruar nga kushëriri i tij, Jurgen Vrioni, dhe një mik tjetër, Arbër Haxhiu.

Sipas hetimeve, Mancaku qëlloi ndaj tyre, duke i lënë të plagosur. 26-vjeçari  njihet edhe si mik i ngushtë i reperit, Cllevio Serbiano.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular