Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në takim krerët e partive të vogla.
Mësohet se pjesë e takimit ishin: Dashamir Shehi, kreu i LZHK; Fatmir Mediu-PR; Agron Duka-P Agrare; Vangjel Dule- PBDNJ.
Data e propozuar për zgjedhjet parlamentare nga krerët e partive të vogla është data 4 maj 2025.
“Propozuam datën 4 maj, duke qenë se në 9 maj është një event që mbledh kryeministrat e Evropës dhe data 11 maj do ishte e papërshtatshme pasi mund të paragjykohet”, tha kryetari i PAA Agron Duka.
Ndërkohë, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi do të zhvillojë një takim më vete me presidentin.
Pritet që konsultat me dy partitë kryesore, PS dhe PD, Presidenti do t’i zhvilloje nga fillimi i javës së ardhshme.