BallinaAktualitetMeta letër nga qelia strukturave të PL-së dhe simpatizantëve: Nisni protesta periodike...

Meta letër nga qelia strukturave të PL-së dhe simpatizantëve: Nisni protesta periodike para SPAK

spot_img
spot_img

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta,  nga qelia, u ka dërguar një letër publike anetarëve, simpatizantëve dhe Kryesisë së PL-së, ku u kërkon nisjen e protestave paqësore periodike para SPAK.

Sipas Metës protestat duhet të zhvillohen për të denoncuar ato që ai i quan manipulime skandaloze të Prokurorisë së Posaçme në dosjen kundër tij si dhe për të denoncuar aferat e kryeministrit Edi Rama për të cilat thotë se SPAK nuk po i heton.

“Te nisin protestat paqesore periodike para SPAK per te denoncuar te gjitha manipulimet skandaloze te tyre ne dosjen kunder meje dhe per te denoncuar aferat skandaloze te Edi Rames qe SPAK nuk i heton”, thuhet në letër.

Kjo letër vjen një ditë pasi Apeli i GJKKO-së vendosi ta lërë në burg Metën, i cili u arrestua më 21 tetor, nën dyshimet për disa vepra penale, “korrupsion” në 3 raste, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.

Hetimet ndaj tij përfshijnë disa çështje, që nga kontrata CEZ-DIA për mbledhjen e borxheve të energjisë elektrike, te një kontratë lobimi të LSI-së me një kompani në Shtetet e Bashkuara, dyshimet për favorizimin e një kompanie vendase në fushën e telefonisë celulare, apo dhe të një sipërmarrësi shqiptaro-amerikan, për një marrëveshje interkoneksioni në fushën e telekomunikacionit, dyshime për blerjen me para të pajustifikuara nga burime të ligjshme të një apartamenti në Tiranë si dhe mosdeklarim të shpenzimeve mjekësore.

Edhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit, iu la në fuqi masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ndaj saj rëndojnë dyshimet për të njëjtat vepra penale si Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular