Forumi i Energjisë në Tiranë OSHEE prezantohet me FTL: Do të vijojnë investime që nxisin zhvillimin e “energjisë së pastër”

0
120

Grupi_OSHEE do të vijojë investimet në përmirësimin e sistemeve smart&green, që nxisin zhvillimin e “energjisë së pastër”, përmes ofrimit të shërbimeve inovative.

Forumi i Energjisë, i cili mbahet në datat 20-21 në Tiranë, ka mbledhur aktorët kryesorë të tregut, për të ndarë praktikat më të mira sektorin e #Energjisë, te Panairi “Energjia, Ndërtimi dhe Ekonomia e Gjelbër”.

OSHEE Group prezantohet në këtë event të rëndësishëm me shoqërinë #FTL Sh.A. (Furnizuesi i Tregut të Lirë).

Në panelin me temë “Implementimi i Agjendës së Gjelbër në Tregun e Energjisë dhe Shërbimet Publike të Shqipërisë”, OSHEE Group prezantoi përmes drejtorit të Departamentit të #Performancës, zotit Mirsad Zagani, disa nga pikat kyçe të sistemit të shpërndarjes dhe të liberalizimit të tregut.

Çështjet kryesore të trajtuara:

– Lehtësimet në ofrimin shërbimeve për lidhjen në rrjetin elektrik të shpërndarjes për konsumatorët verëprodhues, si edhe centralet prodhuese të energjisë së rinovueshme.

– Pjesëmarrja e OSHEE Group në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike, përmes kompanisë FTL, pjesë e grupit.

Aktivitetet gjatë këtyre dy ditëve do të trajtojnë çështje të rëndësishme, si: energjia e rinovueshme; eficienca në ciklin e plotë të energjisë në të gjithë sektorët; teknologjitë e reja; eficienca e ndërtimit dhe ndikimi në mjedis.

Panairi dhe forumet e organizuara do të krijojnë mundësi për ndërveprim midis prodhuesve dhe furnitorëve të teknologjive, produkteve dhe shërbimeve më inovative në industrinë e energjisë dhe ndërtimit.

Ju ftojmë të na vizitoni në stendën tonë për të mësuar më shumë rreth shërbimeve dhe prioriteteve që ofron FTL-ja, për furnizimin me cilësi dhe garanci me energji elektrike.