BallinaKronike12.900 m2 me dokumente false në Gjirin e Lalzit, arrestohet djali i...

12.900 m2 me dokumente false në Gjirin e Lalzit, arrestohet djali i tezes i Monika Kryemadhit, 3 të tjerë në kërkim

spot_img
spot_img

Ish kreu i Kadastrës së Durrësit, Ardian Kona është arrestuar sot ndërsa janë shpallur në kërkim juristi, hartografi i këtij institucioni dhe përfituesja e sipërfaqes 12.900 m2 me dokumente false në Gjirin e Lalzit në Durrës. Ardian Kona rezulton të jetë djali i avokates së njohur Flutura Kona,vajza e tezes e Monika Kryemadhit.

Ardian Kona, ish-drejtor i Kadastrës së Durrësit, u arrestua sot, pasi Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Masa e sigurisë ndaj Ardian Konas është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false.

Kryemadhi në anën tjetër po hetohet nga SPAK, ndërsa ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Gjithashtu po me urdhër të SPAK janë sekuetsruar dy pasuri të Monika Kryemadhit.,

Policia gjyqësore ka ekzekutuar vendimin duke vendosur bllokimin e pasurive në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ndërsa janë njoftuar edhe pronaret e banesave Monika e Fatime Kryemadhi.

Deputetja e Partisë së Lirisë është nën hetim nga SPAK bashkë me ish-bashkëshortin Ilir Meta nën dyshimet për korrupsuon, pastrim parash e fshehje pasurie.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular