VIDEO/Naim Hasani skanon politikën shqiptare: Shqiptarët në Diasporë të zhgënjyer nga Rama-Berisha. Në zgjedhjet e 2025…

0
247

Naim Hasani, kreu i Demokratëvbe Euroatlantikë dega Britani e Madhe, në një intervistë për MCN TV ka skanuar situatën aktuale në Shqipëri, klasën politike si dhe qasjen e saj ndaj votës së Diasporës etj.
Në këtë prononcim avokat Naim Hasani pohon se shqiptarët në fakt kanë interes për të votuar, për të shprehur vullnetin e tyre në këto zgjedhje, vullnet që ka ekzistuar edhe më parë, por, sipas tij qytetarët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Britaninë e Madhe janë totalisht të zhgënjyer për politikën 34 vjeçare. Sipas z.Hasani entuziazmi mungon ndër shqiptarë për të iu përgjigjur procesit për faktin sepse nuk besojnë së pari tek mënyra se si ata do të votojnë, sigurinë e votës, por edhe se vet shqiptarët nuk do të mund të prodhojnë deputetë Diaspore, por vota e tyre do të shkojë për deputetin në listat e kryetarëve në qarqet ku ai ka vendbanimin në Shqipëri. Zoti Hasani pohon se politika është hipokrite me qytetarët në Diasporë sepse votën iua duan, por t’i përfaqësojnë dhe garantojnë votën nuk duan. Zoti Hasani flet ndër të tjerë për sigurinë e votës, listat e hapura dhe një klasë të re politike që duhet ti vij Shqipërisë për të garantuar të ardhemne saj.
Kur flet për zhgënjim zoti Hasani ndër të tjera pohon dhe faktin që është kjo klasë politike që i ka përzënë dhe përzë cdo ditë shqiptarë, mazhoranca me keqqeverisjen dhe opozita me mos marrjen në mbrotje sa duhet të tyre. Sa i përket angazhimit të tij politikë Naim Hasani thotë që është në mënyrë intensive i angazhuar politikisht që në Shqipëri gjërat të ndryshojnë, sigurisht që ka interes dhe angazhimi dhe më të drejtëpërdrejtë në kushte të tjera politike ku partitë të mos merren peng nga kryetarët si dhe Shqipëria duhet të kthehet në një qasje europiane duke patur mbështetjen e SHBA, Britanisë së Madhe dhe BE.
Ja si shprehet më tej zvokat Naim Hasani. Ndiqeni të plotë intervistën: