BallinaKryesoreYuri Kim emërohet në një nivel të lartë të administratës Trump? Arsyeja...

Yuri Kim emërohet në një nivel të lartë të administratës Trump? Arsyeja e sulmit të Berishës

spot_img
spot_img

Kreshnik Spahiu deklaroi në Report TV akuzat e Berishës ndaj Yuri Kim. Spahiu thotë se Berisha ka informacione se ajo do të marrë një post shumë të rëndësishëm në administratën Trump dhe ish kryeministri po i paraprin duke e sulmuar, pasi në të ardhmen SHBA nuk do ja heqi non gratën.

Prandaj Berisha ka gati fajësinë ndaj Kim që nuk do i hiqet non grata.

‘Vetë Berisha e konsideron veten si i akuzuar pa prova. Pse duhet të bësh të njëjtën skemë dhe të akuzosh ambasadoren e SHBA pa prova. Ajo ka besimin fuqiplotë të presidentit aktual Donald Trump dhe u autorizua për të ngritur SPAK. Në emër të Trump ngriti SPAK dhe e asistoi me të gjithë mjetet financiare, njerëzore. Berisha është kontradiktor, ka ngritur alibi se Trump do rrëzojë të gjithë reformën në drejtësi do demontojë SPAK dhe do shkatërrojë rrjetin e Soros në Shqipëri. Pse Berisha e fillon sulmin duke goditur Yuri Kim? Ajo është diplomate karriere dhe sulmet e Berishës do ta motivojnë administratën e Trump që ta promovojë në funksione të larta.

Në dijeninë time Kim do jetë në funksion të lartë të administratës së afërt të Trumpo. Çfarë do ndodh kur ky emërim të bëhet publik? Sigurisht i paraprin për të konsideruar se është Kim që do ndikojë nesër në mos ndryshimin e qëndrimit të Trump. Politikisht Berisha ka vetëm një strategji të bëjë veten dhe elektoratin me gajret. Të shtyjnë dhe ca ditë që këto muaj Amerika do i kërkojë falje Berishës. Po bën efekt të kundërt, do detyrojë SHBA të deklarohen që ato nuk ndryshojnë qëndrim ndaj personave non grata. Ka rrethana juridike që nuk e ndryshojnë non gratën.

Nuk e kanë ndryshuar më parë. Do duhet ta ndryshojnë edhe për zyrtarët të tjerë në Shqipëri. Edhe për zyrtarë të tjerë në Ballkan, edhe në Rusi. Duhet të zhbëjnë vendimet gjyqësore. Çfarë mund të bëjë SHBA kur SPAK e ka në hetim Berishën? Edhe sikur familjarët e Berishës të ishin në administratën Trump nuk do e lëkundnin qëndrimin. Sot po diskutohet për raketa bërthamore shumë pranë Shqipërisë dhe ne po diskutojmë çfarë mendon Trump për mbledhjen tek rrugica me 50 vetë.’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular