BallinaAktualitetÇfarë pritet?! Gjykata Kushtetuese mban sot seancën për Berishën

Çfarë pritet?! Gjykata Kushtetuese mban sot seancën për Berishën

spot_img
spot_img

Do të mbahet sot seanca ku pritet të shqyrtohej kërkesa e kreut të PD, Sali Berisha lidhur me vendimet e GJKKO, e cila me kërkesë të SPAK, caktoi ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dalje jashtë shtetit”.

Në kërkesën e tij, Berisha kërkon shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme, Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Ai tha se masat e SPAK janë antikushtetuese dhe të paligjshme, pasi duke qenë deputet duhej të merrej autorizimi në Kuvend.

“Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”,”- thuhej në kërkesën e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular