Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka reaguar menjëherë kreu i PD, Sali Berisha.
Ish kryeministri e quan një turp vendimin dhe tregon se do ta ndjekë deri në Strasburg.
Berisha ka sulmuar sërish organet e drejtësisë duke i quajtur mercenarë dhe pa moral e karakter.
Dhe pse nën akuzë Sali Berisha nuk nguron të sulmojë drejtësinë sa herë që vendimi nuk është në favor të tij.
Kujtojmë që Berisha po vuan masën e arrestit shtëpiak si pasojë e të qënit person nën akuzë për kompleksin ”Partizani”, ku ka ndërhyrë për ta favorizuar për marrjen e pronës.
Reagimi i Berishës
Sigurisht miqtë e mi, çështja është në Strasburg, por është e turpshme të dërgohet një vendim i tillë.
Por në narkoshtet, siç e cilësoi rezoluta e 109 partive politike, nuk ka ligj, nuk ka Kushtetutë.
Narkoshteti ka vetëm vullnetin e narkodiktatorit dhe ky është vendimi i turpshëm që informoi sot, vendim në të cilin gjykata tregoi nivelin e saj mjeran.
Shkeli Kushtetutën.
Shkeli ligjin e vet.
Shkeli ligj e vet si skllevër të diktatorit të narkoshtetit.
Pra, është radha jonë.
Është radha jonë.
Është radha jonë.
Me vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese damkosi në mënyrë të përsëritur veten e vet.
Njerëz pa karakter, pa moral ligjor, mercenarë.
Por të gjitha këto do shkojnë në Strasburg, në gjyqin e Europës, në gjykatën që mbron konventën evropiane të të drejtave të njeriut.
Dhe ata nuk shkruajnë siç bëjnë këta këtu, që sillen si zuzarë ndaj Kushtetutës, ndaj ligjeve.
Nuk shpallin antikushtetues mosmarrjen e lejes në parlament, por thonë se nuk ishte proporcion.
Sigurisht këta janë gjykatës me probleme shumë madhore, por është radha jonë.
Është radha jonë.
Është radha jonë.
Ne do fitojmë!