BallinaLifestyle“I thoja shoqes së ngushtë gjuaje se është yll”, aktorja shqiptare tregon...

“I thoja shoqes së ngushtë gjuaje se është yll”, aktorja shqiptare tregon si është njohur me të shoqin

spot_img
spot_img

E ftuara e radhës në “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin ka qenë aktorja Olta Gixhari si dhe Arjan Çani.

Olta foli për shumë gjëra, duke filluar nga jeta e saj si mami me dy fëmijë dhe deri te njohja me partnerin e saj, Dorin, i cili përgjatë qëndrimit të aktores në shtëpinë e Big Brother Vip u bë një emër mjaft i njohur në vendin tonë.

Olta tregoi se dashuria për të ka qenë dashuri me shikim të parë. Aktorja u shpreh se që në momentin që e pa Dorin i pëlqeu shumë, por duke marrë parasysh faktin se ai ishte një tip serioz dhe i serrtë, Olta tha se nuk e mendoi që do të kishte diçka mes atyre të dyve.

Madje, madje ajo i kishte thënë shoqes së ngushtë që ta ngacmonte dhe të lidhej me të pasi ishte një super djalë që nuk duhej humbur.

“Ka qenë dashuri me shikim të parë por nga ana ime, kam menduar se ky kurrë nuk do më dojë mua. Ai ishte shumë i përmbajtur, ishte shumë serioz, nuk i lëshonte fjalët kot si puna ime.

Thoja që ky nuk do më dojë kurrë mua, ky do një gocë si vetja vet që ishte shoqja ime e ngushtë që e kisha ngjitur dhe i thoja gjuaje se është një yll,” tha Olta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular