BallinaSportLIGA E KOMBEVE/ Kosova mëson kundërshtarin e play-off, duhet të thyejë në...

LIGA E KOMBEVE/ Kosova mëson kundërshtarin e play-off, duhet të thyejë në tabu. Çerekfinalet dhurojnë klasiken Itali-Gjermani

spot_img
spot_img

UEFA ka hedhur sot në Nion të Zvicrës shortin për fazën play-off të turneut, me skuadrat që kanë mësuar kundërshtarët në rrugëtimin e tyre për të qëndruar në ligë apo për t’u ngjitur më lart. Gjithashtu, janë caktuar edhe çiftet çerekfinale të turneut, me përballjet e skuadrave të cilat do të luftojnë për të fituar këtë edicion të turneut.

liga

Shorti ka vendosur Kosovën përballë Islandës, një skuadër të cilën e ka takuar më parë edhe në eliminatoret e Botërorit 2018, duke u mundur në dy sfidat me shifrat 2-1 në Shkodër dhe 2-0 në transfertë.

Sa u përket çerekfinaleve, duelet më të forta janë padyshim ato Holandë-Spanjë dhe Itali-Gjermani të cilat duken si finale të parakohshme të këtij aktiviteti.

SHORTI

ÇEREKFINALE
Holandë-Spanjë
Kroaci-Francë
Danimarkë-Portugali
Itali-Gjermani
Vazo 1 –
 Spanjë, Gjermani, Portugali, Francë
Vazo 2 – Itali, Holandë, Danimarkë, Kroaci

GJYSMËFINALE
Fituesi Itali-Gjermani – Fituesi Danimarkë-Portugali
Fituesi Holandë-Spanjë – Fituesi Kroaci-Francë

LIGA A/B
Turqi-Hungari
Ukrainë-Belgjikë
Austri-Serbi
Greqi-Skoci
Vazo 1 –
 Skoci, Serbi, Hungari, Belgjikë
Vazo 2 – Greqi, Austri, Turqi, Ukrainë

LIGA B/C
Kosovë-Islandë
Bullgari-Irlandë
Armeni-Gjeorgji
Sllovaki-Slloveni
Vazo 1 –
 Slloveni, Gjeorgji, Islandë, Irlandë
Vazo 2 – Sllovaki, Kosovë, Bullgari, Armeni

LIGA C/D
Gjibraltar-Letoni
Malta-Luksemburg
Vazo 1 –
 Letoni, Luksemburg
Vazo 2 – Maltë, Gjibraltar

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular