Avokat Naim Hasani, kreu i Demokratëvbe Euroatlantikë dega Britani e Madhe vazhdon të ketë vemendjen e mediave të Tiranës të cilët duan të marrin opinionin e tij sa i përket votës së Diasporës si dhe vizitës së partive politike dhe takimet me shqiptarët në Londër.
Në një intervistë kësaj here për A2CNN zoti Hasani sërish ka bërë një skanim të situatës në terren mbi perceptimin e tij, informaconit që ai ka nga emigrantët të cilët ndonëse kanë interes të shprehin vullnetin e tyre për të votuar janë skeptik, nuk kanë asnjë arsye të shkojnë para kutive të votimit teksa iu duhet të zgjedhin mes disa figurave të konsumuara të transicionin si Rama-Berisha të cilët janë fajtorët e përzenies së tyre nga Shqipëria. Sipas z.Hasani mospërfaqësimi i emigrantëve për të zgjedhur ata përfaqësuesit e tyre në Kuvend, mbyllja e listave, mëkatet që kanë mbi shpatulla politikanët e vjetër ka bërë që të mos ketë frymë as në diasportë. Duke iu refetuar takimeve në terren të PD dhe PS zoti Hasani tha se: “as 200 vetat e Berishës dhe as 1 mijë të Ramës nuk e kthejnë besimin e shqiptarëevb që punojnë dhe jetojnë në Angli dhe Britani të Madhe tek politika. Kjo sepse duhet një tjetër qasje politike, duhet një frymë e re dhe politikanë të pakripomentueshëm në fushën politike”. Sipas z.Hasani entuziazmi mungon ndër shqiptarë kur iu duhet që të shkojnë të votojnë për deputetin në listat e kryetarëve në qarqet ku kanë vendbanimin në Shqipëri e jo për deputetin që duan. Kur flet për zhgënjim zoti Hasani ndër të tjera pohon dhe faktin që është kjo klasë politike, binomi Rama-Berisha i kanë përzënë shqiptarët. Kjo ka ndodhur nga keqeverisja e mazhorancës me mos marrja në mbrojtje, mosdalja zot dhe mosbesimi tek opozita e drejtuar nga Berisha e cila është në pazar hapur me kryeministrin.
Avokat Naim Hasani thotë që është në mënyrë intensive i angazhuar politikisht që në Shqipëri gjërat të ndryshojnë, të ketë garë të ndershme, qytetarët të votojnë atë që duan dhe atë që do kryetari, ku partitë të mos merren peng nga Rama-Berisha-Meta-Mediu etj, si dhe Shqipëria duhet të kthehet në një qasje europiane duke patur mbështetjen e SHBA, Britanisë së Madhe dhe BE.
Ja si shprehet më tej zvokat Naim Hasani. Ndiqeni të plotë intervistën për A2CNN:
“S’ka frymë”, av.Naim Hasani: As 200 vetat e Berishës e 1 mijë të Ramës në Londër nuk kthejnë besimin e shqiptarëve tek politika e vjetër
RELATED ARTICLES