BallinaKronikeSi nisi sherri mes të miturve, babai i 14-vjeçarit të plagosur: Autori...

Si nisi sherri mes të miturve, babai i 14-vjeçarit të plagosur: Autori e ofendoi për vëllain, Martini reagoi se u ndje keq

spot_img
spot_img

Babai i të miturit i cili mbeti i plagosur gjatë sherrit me viktimë Martin Canin ka dhënë një deklaratë për “Goca dhe Gra”, në lidhje me ngjarjen tragjike.

Ai ka deklaruar se sherri ka nisur pasi autori ka ofenduar Martin Canin për vëllain e vogël.

Babai i 14-vjeçarit të plagosur, ka përmendur një person tjetër, të cilin e konsideron autor të dytë të vrasjes.

Sipas tij ai ende vijon të jetë i lirë, ndërsa po te ton të largohet nga Shqipëria.

“Ka dëshmuar Luisi dhe e njeh djalin, ai është goditur edhe tek syri. Emri i djalit të dytë më bën përshtypje sepse nuk është qarkulluar në media. Djali i dytë ka pasur thikën më të vogël se ajo që ka dalë në internet dhe ka goditur djalin nga mbrapa.

Martinin ka tetë vite që e marr me djalin tim me makinë. I njoh se i kam edhe komshinj. Sherri ka ardhur për shkak të vllait të Martinit, personi që e ka goditur me thikë e ka ofenduar e më pas Martini është ndjerë shumë keq dhe ka reaguar. Nuk ka të bëjë as me çështje vajzash, as TikTok as Snapchat.

Kur kanë ardhur djemtë i kanë pyetur ku ka lule, të njëjtën që ne e përdorim për personat që i çojnë në varreza. Unë po kthehesha nga puna kur e mora vesh. Më tha Martini vdiq. Ishte shokuese, isha shumë i lidhur me fëmijët. Miku im që pret ngushëllime, më tha s’kam më lot”, tha babai i të plagosurit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular