BallinaAktualitetVrasja e ‘Presidentit të Çamërisë’, misteri që po shoqëron ngjarjen/ Dyshimet dhe...

Vrasja e ‘Presidentit të Çamërisë’, misteri që po shoqëron ngjarjen/ Dyshimet dhe dëshmitë…

spot_img
spot_img

Festim Lato i vetëshpëllur si President i Republikës së Çamërisë është ekzektuar dje në Hollandë. Njoftimi është dhënë në rrjet nga të afërm dhe bashkëpunëtorë të viktimës, ndërsa e ashtëquajtura “Republika e Çamërisë” , me kryeministër Ali Aliu përmes një deklarate ka bërë të ditur ngjarjen e rëndë.

Të afërmit e Latos në Vlorë mësohet se janë kontaktuar mbrëmjen e djeshme nga policia holandeze, e cila i ka njoftuar për vrasjen e Festimit.

Ngjarja është e mbuluar me mister, ndërsa Lato prej 25 vjetësh jetonte në Hollandë. Ngjarja nuk është njoftuar nga mediat holandeze, gjithashtu Policia e Shtetit nuk është njoftuar nga ajo e Hollandës për ngjarjen e ndodhur.

Lato ka lindur në 1973 në Vlorë, ndërsa kishte përfituar nënshtetësinë holandeze pasi ishte martuar me një turke që ishte me pasaportë të Hollandës.

Festim Lato ishte i angazhuar në çështjen çame dhe shpeshherë veprimtaria e tij ka tërhequr vëmendjen mediatike, edhe pse në terrenin politik nuk ka gjetur mbështetje.
Lidhur me ngjarjen e raportuar nuk ka një informacion zyrtar, ndërsa miqtë e Latos kanë dhënë disa versione.

Një nga versionet është ai që Lato është telefonuar nga persona jo shqiptarë, të cilët më pas ka dalë për t’i takuar. Por, sipas këtij version, ai ka rënë në një pritë, ku edhe ka humbur jetën.

Një tjetër version është që vrasja të jetë kryer nga palestinezë. Në rrjet qarkulloi një informacion sipas të cilit, Lato ra në një kurth të organizuar nga PLO (Palestinians Liberation Organization). Lato njihej edhe si një Kripto-Hebre dhe mbrojtës i lirive të popullit të fëmijëve të Israelit.

Në rrjet shumë nga miqtë apo mbështetësit e Festim Latos dhe çështjes që ai kishte ngritur, kanë shprehur ngushëllime për familjen e tij, por edhe kanë hedhur mjaft hipoteza për vrasjen.

Sipas tyre, për vrasjen e Latos mund të jenë angazhuar nga grupet terroriste te shërbimet sekrete.

“Qeveria e Republikës së Çamërisë, me në krye Kryeministri Ali Aliu, është shumë e tronditur, dhe i shpreh ngushëllime Familjes Lato nga Vlora, miqve dhe shkove të tij.
Vrasja e Presidentit të Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato është vrasje me motive politike.

Festim Lato është heroi i parë Republikës së Çamërisë. Festim Lato, dritë t u bëftë gjaku o trim! Çamëria është gjaku ynë që s´falet! Lavdi që të patëm” shkruan, Ali Aliu i vetëshpallur si “Kryeministri i Republikës së Çamërisë”, thuhej në një deklaratë të publikuar në rrjet.

Edhe historiania Elena Kocaqi e njohur si njeri i afërt dhe bashkëpunëtore e Latos, e kontaktuar nga Report Tv u shpreh se është informuar nga miqtë se ‘Presidenti i Republikës së Çamërisë’ është vrarë, por nuk ka informacione për ngjarjen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular