BallinaOP EDVraje frikën se frika e humbjes, pamundëson fitoren!

Vraje frikën se frika e humbjes, pamundëson fitoren!

spot_img
spot_img

Nga Bujar Vreto
Frika nga humbja është një ndjenjë universale që ndjehet nga shumë njerëz në momente të ndryshme të jetës. Ajo është një pengesë e madhe, duke na ndaluar të përjetojmë sfida të reja. Nëse nuk përballemi me frikën, do humbasim mundësi të çmuara për të arritur në destinacionin e shumë pritur apo suksesin e kauzës për të cilën luftojmë.

Së pari, frika nga humbja na ndalon të marrim vendime të guximshme. Kur jemi të paqartë, të pavendosur, të frikësuar, do mbetemi në zonën e kapsllëkut apo rehatinë rutinore me premisë për tu servilosur dhe nënshtruar eprorit, kjo situatë rrit rreziqet dhe na largon nga mundësitë e reja, na shmang apo venit përpjekjet, për të qënë të aftë dhe me besim për të ardhmen.

Se dyti, frika nga humbja shpesh na bën të paragjykojmë veten dhe të tjerët. Ne mendojmë se humbja është një reflektim i dështimit tonë personal të cilën e ruajmë të fshehtë në mendjen tonë, kjo gjendje na bën të dukemi apo ndjehemi të pavlefshëm. Në këtë rast dëmtohet rëndë vetëbesimi dhe eventualisht largohemi nga mundësia për të mësuar prej gabimeve tona, por jemi të prirur të kalojmë fajin tek të tjerët dhe të bëjmë të pamundurën që në opinionin publik të ketë një mjegullnajë, shpifjesh, sajesash dhe balosjesh që hidhen pa masë, pa njerzillëk në adresën e njerëzve të punës dhe kjo për të mbuluar dështimin tënd..

Duhet të qëndrojmë të fortë, të mos kemi frikë nga humbja sepse sukseset më të mëdha kanë lindur nga dështime të shumta. Historia është e mbushur plot me figura që kanë përjetuar humbje përpara se të arrinin fitoren. Nëse ata do të ishin frikësuar dhe do të kishin hequr dorë nga kauza, nuk do të kishim parë arritjet e tyre të jashtëzakonshme. Prandaj nga ne, kërkohet dhe duhet që të jemi më të hapur ndaj sfidave dhe ti pranojmë ato si pjesë të procesit në rritje.

Frikën nga humbja duhet ta kalojmë si pengesë për të arritur fitoren, por si? vetëm duke e pranuar riskun, duke mësuar nga dështimet, atëherë arrijmë të realizojmë potencialin tonë të plotë. Menjëherë po e kuptuam këtë, do të jemi të gatshëm të përballemi me çdo sfidë që na del përpara dhe të arrijmë suksesin që dëshirojmë.

Po afrohen zgjedhjet dhe po shikoj që ndjehet pesimizmi për një opozitë të copëtuar dhe nga qytetarët por që prap shpresojnë se njerzit e ndershëm do bashkohen në një front të vetëm. Shumë mendojnë se fitorja është e pamundur, duke e parë të kaluarën e pushtetarëve si një reflektim të korrupsionit dhe paaftësisë. Ky mentalitet jo vetëm që largon fitoren, por rrit frikën nga humbja, duke e bërë çdo përpjekje të duket e kotë. E vërteta është se besimi në ndryshim është thelbësor, mundësia ekziston, por ajo kërkon guximin për të vepruar, kërkon ndarje njëher e mirë me të korruptuarit e 34 viteve. Ndryshimi fillon te unë, te ti, te ne, dhe vrasja e frikës nga humbja do na vitalizojë, do na japë forcë dhe askush s’mund të na ndalë në rrugën tonë që të luftojmë për atë që besojmë, për atë që duam që është në shërbim të qytetarëve dhe Shqipërisë.

Ka ardhur momenti të rinovojmë besimin tek vetvetja, mes njëri tjetrit duke qënë të qartë se korrupsioni s’ka vend mes nesh dhe meritokracia do prevalojë, pra ky është kyçi për të sfiduar establishmentin. Të luftojmë për fitoren duhet të besojmë se çdo veprim i vogël ka rëndësi. Çdo votë, çdo zë dhe çdo përpjekje janë pjesë e një ndryshimi të madh. Ne duhet të mobilizojmë forcat tona, të angazhohemi në diskutime dhe të sfidojmë ata që përfaqësojnë korrupsionin dhe paaftësinë.

Koha për veprim!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular