Xherdan Shaqiri ka dhuruar spektakël për Bazelin sot. Sulmuesi shqiptar realizoi tripletë për skuadrën e tij kundër Servete në sfidën që u mbyll 3-1.
Ishte pikërisht Shaqiri që hapi rrugën e rrjetës në minutën e 40-të me një gol nga goditja e dënimit. Më pas, kur sfida dukej se po shkonte drejt barazimit, Shaqiri shënoi dy gola për dy minuta.
Në minutën e 91-të me penallti fillimisht dhe më pas me një goditje mbylli sfidën duke lehtësuar tifozët. Bazeli ndodhet në vendin e parë pas 15 javësh dhe Shaqiri ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar shtatë të tjerë.
Golat e Shaqirit: (VIDEO)