BallinaAktualitetMediat italiane: Kampi i Gjadrit mund të kthehet në një burg për...

Mediat italiane: Kampi i Gjadrit mund të kthehet në një burg për shqiptarë

spot_img
spot_img

Mediat italiane i ka kushtuar mjaft vëmendje ditët e fundit boshatisjes së kampit të Gjadrit dhe atij të portit të Shëngjinit nga administrata italiane. Goditjet që i dhanë gjykatat italiane marrëveshjes Rama – Meloni kanë bërë që pas dy dërgesave të para të emigrantëve, qeveria e Romës ka vendosur të bëjë një hap pas. Për momentin nuk do të ketë dërgesa të reja emigrantësh derisa të shprehet Gjykata Europiane e Drejtësisë.

Gazeta italiane “Il Tempo” raporton se qeveria e Giordia Melonit është duke menduar që tani një “plan B” për të justifikuar shpenzimet për ngritjen e qendrave. Sipas saj në qeverinë italiane është duke u diskutuar mundësia që kampi i Gjadrit të kthehet në një burg ku do të dërgohen shqiptarët që vuajnë dënimet e tyre në burgjet italiane.

Në këtë mënyrë sipas gazetës qeveria italiane shpreson të lehtësojë mbingarkesën në burgjet italiane që tashmë janë në 130% të tyre si dhe të reduktojë kostot që ka për mbajtjen e këtyre të burgosurve. Sipas të njëjtave burime janë rreth 2800 të dënuar shqiptarë që qëndrojnë në burgjet italiane. Në shkrim flitet gjerësisht për bashkëpunimin në rritje të autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane në fushën e drejtësisë.

“Nisur nga ky bashkëpunim, bisedime të vazhdueshme konfidenciale po bëhen lidhur me hipotezën e rizhvillimit të qendrave për emigrantët në burgje, në mënyrë që të lehtësohet sistemi ynë penitenciar, i cili është gjithnjë e më i mbushur me njerëz dhe më pak i menaxhueshëm.

Ideja bazohet në një protokoll efektiv tashmë në përdorim që nga koha e kryeministrave Fatos Nano dhe Silvio Berlusconi, për të mos përmendur që Italia dhe Shqipëria janë përfshirë prej vitesh në marrëveshje ministrore dhe në departamentin e burgjeve, aq sa Italia në të shkuarën ka financuar ndërtimin e dy burgjeve në Shqipëri” – thuhet ndër të tjera në shkrim.

“Përballë mbipopullimit të burgjeve italiane, që e kalon 130% dhe me gjithnjë e më shumë vetëvrasje të të burgosurve kanë dalë propozimet për të përdorur zonën e Lezhës, në veri të qytetit të dy shqiponjave, për të burgosurit shqiptarë të dënuar në Itali” – citon shkrimi.
Ndërsa për ndërtesat e ngritura në Portin e Shëngjinit thuhet se ato mund të vijojnë të përdoren për të pritur emigrantë që kapen përgjatë rrugës ballkanike, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian.

“Këto ndërhyrje do të përfaqësonin një “win-win” për të dy vendet në anët e kundërta të Adriatikut. Autoritetet shqiptare do të donin gjithashtu të shfrytëzonin këtë mundësi për t’u pozicionuar në qendër të vëmendjes evropiane, ndoshta në funksion të procesit të anëtarësimit në BE” – citon shkrimi.

Marrëveshja e nënshkruar vitin e kaluar midis Romës dhe Tiranës parashikonte që Shqipëria të priste deri në 3 mijë emigrantë në vit me një kosto prej të paktën 670 milionë euro për 5 vjet. “Tani Italia po përpiqet të korrigjojmë situatën, duke parandaluar që një projekt ambicioz dhe i guximshëm të kthehet në një Titanik politik” – shkruan “Il Tempo”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular