Ndër emrat ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhër-arrest në kuadër të operacionit në Elbasan, është edhe ai i Sergei Hasanpapaj, i arrestuar në Belgjikë për vrasjen e Bledar Muçës në Belgjikë në vitin 2022.
Ndërkohë, për të njëjtë ngjarje, në tetor u arrestua një 43-vjeçar në aeroportin e Valencias, ku sipas mediave spanjolle, ishte dënuar me burgim të përjetshëm për dhënie informacioni.
Mediat belge ishin ato që zbuluan se bëhet fjalë për shqiptarin Marsel D., i kërkuar për vrasje në Belgjikë, më 22 janar 2022 në Aartselaar.
Kujtojmë se Muça ka qenë i përfshirë në sagën e krimeve në Elbasan, si mik i familjes Çapja.
MASAT E SIGURISË
Arrest me burg
- Marjus Lulaj (alias Suel Çela)
- Mario Çela
- Xhino Roka
- Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja)
- Sergej Hasanpapaj
- Bruno Hazizolli
- Ledio Zabeli
- Marsel Roka
- Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku)
- Preke Kodra
- Fuad Verzivolli
- Metin Mehjam
- Renato Hasani
- Skender Sufaj
- Pajtime Fetau
- Dedan Gjoni
- Marsel Shega (alias Bujar Shega)
- Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa)
Arrest shtëpie
- Blerina Beqiri
Detyrim paraqitje
- Elton Qyno
- Artan Hoxha
OPERACIONI
SPAK zhvilloi një operacioni ku u ushtruan kontrolle në bizneset e të kërkuarit të drejtësisë, Suel Çela, ndërkohë që u ‘bastisën’ banesat e dy ish-gjyqtarëve, Zihni Shahu dhe Taulant Tafa. Po ashtu mësohet se zyrtari i policisë i akzuar si pjesë e grupit të Suel Çelës është Dedan Gjoni.
“Në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.
Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë: Arrest me burg – 18 persona (përfshirë ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);
Arrest në shtëpi – 1 avokat;
Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore – 2 gazetarë.
Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim”, bëri me dije nga SPAK.