BallinaAktualitetFOTO/U gjet i vrarë, Mediat e Holandës: Ja pse mund ta kenë...

FOTO/U gjet i vrarë, Mediat e Holandës: Ja pse mund ta kenë ekzekutuar presidentin e vetëshpallur të Çamërisë

spot_img
spot_img

Miq dhe bashkëkombas të shumtë shpërndanë mesazhe në rrjetet sociale, duke thënë se në Holandë është vrarë në një atentat Festim Lato. Disa orë pas reagimeve, mediat holandeze shkruajnë se Lato dyshohet se është personi që është gjetur sot i vrarë në Holandë.

Mediat e Holandës shkruajnë se sot në mëngjes është gjetur i vrarë në Nijmegen shtetasi Festim Lato. Shqiptari kishte borxhe të shumta dhe kjo mendohet se është edhe arsyeja e vrasjes apo vetëvrasjes së tij. Policia tha më herët se kishte marrë një njoftim. Familjarët e tij kishin thënë se i afërmi nuk po bëhej i gjallë prej një jave.

Trupi i tij i pajetë është gjetur në një rrugë në Nijmegen të shtunën pasdite. Policia ende po heton rastin. Në vitet e fundit, Lato ka qëndruar në një shtëpi të largët në Afferden, në Betuwe. Në këtë shtëpi valëviten flamuj të Çamërisë, Holandës dhe të SHBA. Çamëria është një rajon mes Shqipërisë dhe Greqisë, që dëshiron pavarësinë. Lato e kishte shpallur veten president të rajonit të Çamërisë.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Sipas njerëzve në zonën ku ai ka banuar, Lato kishte borxhe me kompani dhe individë privatë që shkonin në miliona euro. “Ai solli shumë para në të holla përtej kufirit me Shqipërinë”, thotë diplomati Jeroen Zandberg. Ai ishte këshilltar i Latos për disa kohë, teksa e këshillonte për detaje dhe sesi mund të njihej Çamëria si e pavarur.

Zandberg thotë se ndihet i tronditur nga vdekja e Latos. “Ishte njeri i qetë dhe tepër i këndshëm në bisedë. Ai ka bërë biznes me sipërmarrësit të cilët nuk paguajnë TVSH. Si rezultat, ai bëri një numër marrëveshjesh të fshehura”, deklaroi ai për mediat. “Kompanitë dhe qeveritë e mëdha, ndër të tjera, thuhet se i huazuan atij shuma të mëdha parash dhe kurrë nuk e panë atë përsëri”, shton Zandberg.

Lato thuhet se u deklarua personalisht i falimentuar nga gjykata në Zutphen në prill. Vdekja e tij raportohet edhe nga mediat në Shqipëri.

Daljet dhe aktivitetet publike

Si një president i vetëshpallur, Lato rregullisht kishte shfaqje publike. Ai kishte shkuar rregullisht në Bruksel në Parlamentin Europian për të bërë të njohur çështjen çame dhe për të “luftuar” për pavarësinë e Çamërisë.

Festim Lato, në një intervistë dhënë për mediat e huaja kishte thënë se pavarësia e Çamërisë është e mundshme. Ai kishte deklaruar se shembull për arritjen e pavarësisë sheh Kosovën, e cila shpalli mëvetësinë nga Serbia në vitin 2008.

Përveçse ishte president, Lato ishte gjithashtu trajner i kombëtares së futbollit të Çamërisë. Në 2017, kjo skuadër në Hagë fitoi finalen e turneut për Kupën Botërore të UNPO, një turne për vendet dhe rajonet e panjohura.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular