#OSHEE_Group ofron një gamë të madhe shërbimesh online, për të lehtësuar komunikimin dhe ndërveprimin e klientëve me kompaninë.
Këto shërbime përfshijnë:
Mundësinë e #pagesës_online të faturave
Kontrolli i #historikut të faturave dhe informacion i detajuar për konsumin e energjisë
Kërkesë/Ankesa për çështje të ndryshme, si për #ndryshim_emri apo #keqfaturim
Aplikimin për të tërhequr #vërtetimin e debisë për privatë dhe familjarë.
Shërbimet tona online sigurojnë efikasitet, transparencë dhe lehtësi për të gjithë klientët!
Aplikimin për lidhje të re mund të kryheni përmes aplikacionit të OSHEE-së te pajisjet smart.
Prej datës 15 tetor ky shërbim ofrohet vetëm #onlinë për konsumatorët që duan të aplikojnë për fuqi të #instaluar deri në 20kw.
Shërbimi ofrohet edhe përmes web-it ww.oshee.al, duke plotësuar lehtësisht të dhënat e kërkuara dhe ngarkuar dokumentet e nevojshme, të cilat janë reduktuar si numër.
Për çdo paqartësi mund të kontaktoni në Call Center 04 227 4141, në çdo orë të ditës dhe natës, përmes një stafi të dedikuar e të organizuar në tre turne.