Një aksident i rëndë, që mund të kishte përfunduar në tragjedi ka ndodhur sot në Kavajë.
Mësohet se një makinë tip “Ford” u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje, në qendër të qytetit. Paraprakisht dyshohet se shkak për flakët mund të kenë qenë kabllot e dritave të automjetit. Fatmirësisht, shoferi, duke vepruar me shpejtësi, ndaloi makinën dhe pasi doli jashtë saj kontaktoi menjëherë zjarrfikësen.
Brenda pak minutash, shërbimi zjarrfikës mbërriti në vendngjarje dhe arriti të shuajë flakët pa shkaktuar dëme të mëdha të tjera.
Ngjarja ka krijuar për pak kohë shqetësim tek kalimtarët dhe drejtuesit e tjerë të mjeteve. Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.