Nga Qamil Dika
Prof. Dr. Agim Karaj, mjeku onkolog i cili kontribuoi per me shume se 40 vite ne sistemin shendetesor shqiptar kryesisht ne nje specialitet tejet te veshtire per te pasur rezultate te dukshme me pacientet nuk eshte mes nesh.
Profesor Agim Karaj, nje njeri fisnik e mbi te gjitha nje mjek me dimensionet e nje humanisti.
Nder themeluesit e sherbimit te onkologjise dhe padiskutim nje mjek me kontribute te pashoqe ne kete sherbim.
Dr. Gimi ishte jo vetem nje mjek i shkelqyer por edhe nje vizionar dhe guximtar pasi prej gati dy dekadash ai themeloi dhe udhehoqi spitalin privat Amavita si nje qender ekselence per trajtimin e pacienteve me semundje tumorale.
Falenderime per kontributin Dr. Agim Karaj!
I lehte te qofte dheu!