Nëse deri më tani keni mundur të jepni para për të marrë patentën, nga vjeshta e këtij viti kjo nuk do të jetë e mundur. Të paktën këtë pretendon Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor, e cila pritet të implementojë për herë të parë në rajon një sistem monitorimi të testimit të praktikës për të marrë lejen e drejtimit për kategorinë B, autoveturat. Monitorim i rreptë 360 gradë me audio dhe figurë, transmetim në kohë reale apo dhe gjurmimi i autoshkollave me GPS, shihen si masa konkrete për të parandaluar korrupsionin dhe marrjen e patentës duke paguar para.
Për herë të parë në rajon, së shpejti në Shqipëri 🇦🇱!
Revolucion digjital për monitorimin e Testimit Praktik!
✅Monitorim 360 gradë me audio dhe figurë
✅Livestreaming në kohë reale
✅Gjurmim me GPS i vendndodhjes dhe trajektores së përshkuar
✅Menaxhim dhe analizë e videove
✅All in One Mobile Camera FULL HD (NVR)
Leje Drejtimi e merituar, siguri rrugore e garantuar! 🚗🚦🛣