BallinaKronikeIronia e Ervin Salianjit: I pandehur nga prokuroria për agjitacion e propogandë

Ironia e Ervin Salianjit: I pandehur nga prokuroria për agjitacion e propogandë

spot_img
spot_img

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte sot në Prokurori si i pandehur në lidhje me çështjen “Xhafaj-Babale”. Ai thotë se është marrë i pandehur vetëm se ka denoncuar një trafikant ndërkombëtar droge, në një kohë që të tjerë persona duhet të ishin në vend të tij. Përmes ironisë, Salianji tha se akuzohet për agjitacion dhe propogande. Ndërsa sapo të njihet me aktet e dosjes do t’i bëjë publike për mediat.
Ai deklaroi gjithashtu se në këtë përballje me drejtësinë nuk ka frikë. “Denoncova një trafikant ndërkombëtar droge që sot është në burg, por i proceduar jam unë. Pasi të njihemi me aktet e dosjes do ja bëjmë publike, duhet të kishte hetim për Ballën, Veliun dhe Xhafën por kjo është si kronikë e kohëve të vjetra. Mund të fliste TVSH e kohëve të vjetra dhe të thoshte që elementët agjitatorë arritën të fusnin në burg një socialist. Unë akuzohem për agjitacion në bashkëpunim ”,- tha Salianji. Ky vendim, vijoi Salianji është marrë nën ndikim politik. “Prokurorët nga hallet që kanë për shkak të vettingut apo për shkak të lidhjeve të vjetra të tyre kanë arritur në këtë konkluzion, kaq për sot sa të njihemi me aktet e dosjes do i bëjmë publike. Ky është faulli i rëndë i një shteti që e ka marrë rrugën e rrëzimit”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular