BallinaUncategorizedNdarja nga jeta e Prof.Dr. Sami Repishtit, mbesa tregon brengën e tij:...

Ndarja nga jeta e Prof.Dr. Sami Repishtit, mbesa tregon brengën e tij: Sot, ai largohet nga kjo botë me shqetësimin se Shqipëria lëkundet në mes të së vjetrës që nuk jep shpirt, dhe së resë pa fuqi me lindë

spot_img
spot_img

Prof. Dr. Sami Repishti u shua një ditë më parë në moshën 99-vjeçare. Ai është përcjellë për në banesën e fundit me homazhe dhe nderime nga personalitete të shquara.

Në ceremoninë mortore, familjarët kanë lexuar disa nga vlerësimet që janë bërë për Sami Repishtin nga figurat e rëndësishme të SHBA-ve, si ish-Presidentet e Amerikës, Bill Clinton, George Bush, Barak Obama.Po ashtu dhe figurat e njohura të Shqipërisë dhe Kosovës, Sali Berisha, apo dhe Bujar Nishani, Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi e të tjerë.

Gjatë homazheve, mbesë e Sami Repishtit, Ardita Repishti ka lexuar një rreshtat e fundi që intelektuali i shquar la si amanet.

 Prof. Repishti ashtë dekorue disa herë nga qeveritë shqiptare, amerikane, dhe kosovare.  Akti rebel që pothuejse e vrau, e çliroi njikohësisht. Si i ri, ai u ndërgjegjsue për rolin e tij, nga dashunia për atdhe dhe etja për liri, nji i ri me sensibilitet të theksuem, besnik i vetëvetes, i jetës me dinjitet. Gjatë udhës, ai njohu ma mirë “Njeriun”, krijesën fisnike. Udhëtimi e solli në botën e nëntokës komuniste ku takoi viktimën dhe e deshti me pasion, nji dashuni për Krijesën që mundi edhe kercënimin e vdekjes,….

Sot, ai largohet nga kjo botë i shqetësuem që akoma nuk ka nji punë të organizueme me shkye perden e konspiracionit komunist. Akoma sot, Shqipëria nuk e ka pranue fajin publikisht: ajo jeton me nji ndërgjegje të randueme. Kjo gjendje fluide frikëson mendjet e ndrituna që kanë përqafue demokracinë. Në qoftë se akoma refuzojmë me përballue demonët e së kaluemes, breznitë e ardhme do të pësojnë rrjedhimet e paevitueshme.

Dr. Repishti ka folë, ka shkrue, ka denoncue pa kompromis këtë tragjedi që shtrembnon çdo gja dhe çdo mendim dhe shtron pyetjen a do të jemi në gjendje me rikrijue nji bashkësi vëllazënish e motrash të lirë, të ndërgjegjshëm për rolin e tyne në shoqëni e kryesisht të çliruem nga frika e persekutimit të organizuem shtetnor të “shtetit tonë”?

Pasiviteti sot mundëson ushtrimin e dhunës kundër të pafajshmit e lejon kryqëzimin e pafajnisë! Zemrat e djeguna si ajo e Sami Repishtit nuk gjejnë ngushëllim derisa të gjindet nji përgjigje.

Sot, ai largohet nga kjo botë me shqetësimin se Shqipëria lëkundet në mes të së vjetrës që nuk jep shpirt, dhe së resë  pa fuqi me lindë. Ai do të lutet për nji rilindje premtuese – me ndihmën e Zotit!

Sot, ai largohet me dashuni për të gjithë, veçanërisht për herojt, dëshmorët e viktimët e regjimeve totalitare në Shqipëri dhe pa urrrejtje për të gabuemët dhe të mashtruemët.

Ai largohet tue çfaq mirënjohjen e tij të pakufishme për prindët e vet, Hava dhe Hafiz Ibrahim Repishti, dy viktima të diktaturave, për motrat Fejzije, Merjeme e Hadije, për vëllazënit Fahri e Vehbi e familjarët tjerë në Shqipëri që vuejtën aq shumë”, u shpreh mbesa e tij, Ardita Repishti.

Mesazhi i plotë i lexuar nga mbesa e Sami Repishtit, Ardita Repishti

Prof. Sami Repishti lindi në Shkodër, Shqipëri, në vitin 1925; në Shkodër kreu studimet fillore e të mesme. Studimet universitare për histori moderne i filloi në Universitetin e Firenzes, Itali.

Student 14 vjeçar u aktivizue në demonstratat e 7 prillit 1939 dhe ma vonë në lëvizjen e rezistencës kundër pushtuesve fashistë italianë dhe nazistë gjermanë. I zhgënjyem nga propaganda dhe ushtrimi i terrorit masiv komunist, ai mbeti demokrat parimor dhe intelektual jokonformist. Gjatë L2B humbi babën, viktimë e terrorit fashist, dhe kushërinin, viktimë e terrorit nazist.

Që nga viti 1945, me ardhjen e pushtetit diktatorial stalinist, ai u gjend në nji situatë që impononte, politikisht e moralisht, marrjen e nji qendrimi patriotik në lëvizjen klandestine antikomuniste. Me arrestimin e tij me 22.X.1946, studenti Repishti u torturue egërsisht për 14 muej; me 27.XI 1947 u dënue me 15 vjet burgim të randë, Më 1949, nana, motra dhe vëllai, të mitun, u internuen në Berat, dhe Veliqot, Tepelenë, viktima të komunizmit.

I liruem nga burgu, 1.VII.1956, punëtor krahu i përbuzun dhe i përndjekun, vendosi të arratisej në Jugosllavi, më 22.VIII.1959, tue lanë familjen në gjendje shumë të vështirë.

Si emigrant politik u mbajt 11 muej në izolim “incommunicado”, u dërgue në kampin Gerovo, Kroaci, u përjashtue në Itali më 1.IX.1961. Emigroi në Amerikë, 9.IV.1962. Në Botën e Lirë, refugjati Sami Repishti iu nënshtrue nji arsimimi rigoroz, dhe fitoi diplomën B.A.(1964), dhe M.A.(1969) pranë Queens College., dhe Ph.D. (Universiteti “la Sorbonne”, Paris (bursist i Qeverisë franceze) dhe Graduate Center of the City Universtiy of Neë York, (French, shkurt 1973). Për 26 vjet me radhë ka dhanë mësim në gjimnazet amerikane, kryetar i departmentit për gjuhët e hueja (1974-1990) dhe pedagog i jashtëm pranë Adelphi University, N.Y. (1972-1978).

Dr. Sami Repishti ashtë autor, kryesisht i dy vëllimeve: “Pika Loti-Tregime burgu” (1997), dhe “Nën hijen e Rozafës-Narrativë e jetueme” (2004) bashkautor dhe publicist me shkrime për problemin e “Shqipërisë Lindore”, Kosova e lirë u ba leitmotivi i jetës tij.

I aktivizuem në lamin politik, ai bashkëthemeloi e drejtoi disa organizata shqiptaro-amerikane: nga këta Rinia Shqiptare-Kosovare në Botën e Lirë dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar-Amerikan (N.A.A.C) për shumë vite kanë qenë dy grupimet politike ma efektivë në emigracion. Në vitin 1965, ai ka dëshmue para Kongresit Amerikan për probleme kombëtare shqiptare, me lidhje të vazhdueshme me Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë.

Prof. Repishti ashtë dekorue disa herë nga qeveritë shqiptare, amerikane, dhe kosovare.

Akti rebel që pothuejse e vrau, e çliroi njikohësisht. Si i ri, ai u ndërgjegjsue për rolin e tij, nga dashunia për atdhe dhe etja për liri, nji i ri me sensibilitet të theksuem, besnik i vetëvetes, i jetës me dinjitet. Gjatë udhës, ai njohu ma mirë “Njeriun”, krijesën fisnike. Udhëtimi e solli në botën e nëntokës komuniste ku takoi viktimën dhe e deshti me pasion, nji dashuni për Krijesën që mundi edhe kercënimin e vdekjes,….

Sot, ai largohet nga kjo botë i shqetësuem që akoma nuk ka nji punë të organizueme me shkye perden e konspiracionit komunist. Akoma sot, Shqipëria nuk e ka pranue fajin publikisht: ajo jeton me nji ndërgjegje të randueme. Kjo gjendje fluide frikëson mendjet e ndrituna që kanë përqafue demokracinë. Në qoftë se akoma refuzojmë me përballue demonët e së kaluemes, breznitë e ardhme do të pësojnë rrjedhimet e paevitueshme.

Dr. Repishti ka folë, ka shkrue, ka denoncue pa kompromis këtë tragjedi që shtrembnon çdo gja dhe çdo mendim dhe shtron pyetjen a do të jemi në gjendje me rikrijue nji bashkësi vëllazënish e motrash të lirë, të ndërgjegjshëm për rolin e tyne në shoqëni e kryesisht të çliruem nga frika e persekutimit të organizuem shtetnor të “shtetit tonë”?

Pasiviteti sot mundëson ushtrimin e dhunës kundër të pafajshmit e lejon kryqëzimin e pafajnisë! Zemrat e djeguna si ajo e Sami Repishtit nuk gjejnë ngushëllim derisa të gjindet nji përgjigje.

Sot, ai largohet nga kjo botë me shqetësimin se Shqipëria lëkundet në mes të së vjetrës që nuk jep shpirt, dhe së resë  pa fuqi me lindë. Ai do të lutet për nji rilindje premtuese – me ndihmën e Zotit!

Sot, ai largohet me dashuni për të gjithë, veçanërisht për herojt, dëshmorët e viktimët e regjimeve totalitare në Shqipëri dhe pa urrrejtje për të gabuemët dhe të mashtruemët.

Ai largohet tue çfaq mirënjohjen e tij të pakufishme për prindët e vet, Hava dhe Hafiz Ibrahim Repishti, dy viktima të diktaturave, për motrat Fejzije, Merjeme e Hadije, për vëllazënit Fahri e Vehbi e familjarët tjerë në Shqipëri që vuejtën aq shumë.

Sot, ai shpreh mirënjohjen ma të thellë për bashkëshorten e tij Diana Çipi, dashuninë e mirëkuptimin e saj të plotë; për djalin Daren e fëmijët Bryan, Julia e Nicole; për vajzën Ava Repishti-Safir, e fëmijët Åudrey T. e Ålexander H. Safir, që mundësuen rihymjen e tij në jetë “normale”,  të gjithë burim gëzimi e kryenaltësie për mbi 60 vjet banimi në Shtetet e Bashkueme!

Dhashtë Zoti paqë në botë dhe mirëkuptim në mes të njerëzimit!

 VLERESIME/EVALUATIONS

4.IX.1986 –“…For as long as people like Dr. Repishti who has spent eleven years in Communist jails escape and seek refuge in the United States, the country of his freedom, our Nation and Democracy ëill flourish…”

George W. Bush, N/President of the United States of America

**

16.V.1995 –“I përkushtuar që në moshë të re çështjes së drejtësisë shoqërore, armik i betuar i diktaturës komuniste, intelektual dhe studiues erudit që të gjithë veprimtarinë e tij të pandërprerë e vuri në shërbim të çështjes kombëtare, të zhvillimit të kulturës shqiptare, mbrojti interesat kombëtare, sidomos punoi me përkushtim për të njohur të drejtat legjitime të popullit tonë në Kosovë, duke arritur që çeshtjen kosovare ta ndërkombëtarizojë në qarqet më të larta shtetrore të Evropës, të Amerikës dhe në Organizatat Ndërkombëtare”.

Dr.Sali Berisha ,President, Republika e Shqipërisë.

***

-15.VI.1996- “I dashur Sami, Jam i bindur se e kemi të përbashkët gëzimin për hapjen e Zyrës Informative Amerikane në Prishtinë, për të cilën Ju jeni angazhuar dhe keni punuar me terë qenien bashkë me miq amerikanë dhe veprimtarë të çështjes së Kosovës dhe të kauzës shqiptare në SH.B.A. Hapja e kësaj Zyre në Prishtinë padyshim ashtë kurorëzimi dhe sukses i juaji, prandej me lejoni t’ju shpreh përgëzimet më të përzemërta. Besoj se ju me dijen, përvojën dhe kurajon e pashembullt do të punoni edhe në të ardhmen për sensibilizimin e opinionit shtetëror e publik amerikan për pavarësinë e Kosovës dhe çështjen shqiptare në përgjithësi. Në emër të popullit të Republikës së Kosovës dhe emrin tim personal, Ju falënderojmë edhe një herë për punën e madhe që bëni në Amerikë dhe ju urojmë shëndet”

Dr.Ibrahim Rugova, Kryetar,Republika. e Kosovës.

**

-6.VIII.1997- “Dear Sami: Thank you for your Letter of June 12 (1997) regarding the situation of ethnic Albanians in the Balkans… My Administration is equally concerned about human rights abuses, particularly ëith regard to Kosovo. Again, thank you for your active interest in this important issue”.

Sincerely, Bill Clinton” President of the United States of America

**

– 5.IX.2001-(The liberation of Kosova)…could not have prevailed had not you and the others spent years patiently educating the American public, and more important our political leaders, of the serious problem posed by Serb repression of the Albanians there. You maybe justly proud of ëhat you have accomplished. No, you did not do it single-handedly, but I doubt that ëithout your long efforts American political leaders could have acted as they did. Ëith ëarm personal regards,

Sincerely,
Bill Ryerson” first US Ambassador to Albania (1991-1994)

**

– 25.XII.2003-“…Për mendimin tim, prof. dr. Sami Repishti qendron në krye të intelektualëve të diasporës shqiptaro-amerikane. Ai është pasardhës i denjë i Rilindasve sepse ka zbatuar me besnikëri idealet e tyre të larta”.

Peter R.Prifti, autor dhe historian.

**

– Korrik 2015- “Ju jeni njeriu që idealeve për shqiptarizëm u mbete besnik, dhe kështu i bëre borxh kombit tonë. Nji jetë e terë në shërbim të kombit; kjo është madhështia tek ju, misioni fisnik dhe jo i dalun mode…Ju jeni intelektuali me forma të mirëfillëta, luftar i thekur për demokraci në kuptimin e plotë të fjalës, kundër komunizmit pa kursim, e qendrim herkulian…”

Dr.Bujar Bukoshi, KM i Kosovës

***

– 17.VII.2015- “… Bejmë urimet tona duke kujtuar kontributin në luftën kundër totalitarizmit enverist, përpjekjet fisnike për Kosovën, punën e rrallë e të lavdrueshme në të mirën e kulturës shqiptare, ku veçojmë librat tuaj me karakter autobiografik”.

Ismail Kadare e Elena Kadare, dy monumentë të kulturës shqiptare.

***

– 15.IX.2016- “Me mirënjohje për vuajtjet dhe sakrificat e parrëfyeshme, përpjekjet mbinjerëzore dhe qendresën stoike ndaj  diktaturës komuniste. Në nderim të veprimtarisë së palodhun atdhetare për çeshtjen  kombëtare, si dhe në respekt të rolit dhe kontributit të çmuar dhënë për dekada me radhë si veprimtar i shquar i të drejtave të njeriut, farkëtues i lidhjeve të gjithanëshme shqiptaro-amerikane, duke u shndërruar në një simbol të rrallë e të vyer të shqiptarizmit”.

Bujar Nishani, President i Republikës së Shqipërisë.

**

– 17 .VI.2012 – “Dear Sami: One of the most important things I have done as President is read Americans like you…I ëould like to thank you for ëriting. I promise I ëill be there along ëith you continue to build a better, more prosperous, more diverse and inclusive America ëith a future full of hope. Thanks for ëriting; all the best…”

Barak Obama, President of the United States of America.

**

– 14..XII.2020….”Ish I burgosuri Sami Repishti është ndoshta personaliteti më i shquar dhe më i urti që shqiptarët kanë sot në SHBA. Sami Repishti është i dënuar politik, i arratisur nga Shqipëria në kohën kur komunistët e gëzonin pushtetin” Gazeta PANORAMA, Tiranë.
–  6.I.2021- Kjo dashuri famiijare dhe njerëzore që buroi pashterrësisht prej jush…jane çelsi i artë i jetës suej plot talandi, stuhi, e sukseseshme dëshmuar në veprat e jueja që mbeten vlerë kombëtare e mësimdhenëse për brezat e rij.”

Fotaq Åndrea, autor, ish Ambasador i R.Sh. pranë UNESCO.

* * *

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular