BallinaAktualitetU akuzua për pornografi dhe abuzim me të mitur, mjeku Dervish Hasi...

U akuzua për pornografi dhe abuzim me të mitur, mjeku Dervish Hasi shpallet i pafajshëm

spot_img
spot_img

Mjeku Dervish Hasi, i cili akuzohej për veprat penale “trafikim të të miturve” dhe “pornografi” është liruar nga burgu.

 Lirimin e Hasit e ka konfirmuar avokati i tij, Roland Islami, i cili ka deklaruar se klienti i tij ka lënë qelinë para një jave, pasi sipas tij, mjeku është shpallur i pafajshëm për veprat penale për të cilat akuzohej.

“Nuk është liruar sot, është liruar para një jave. Mbaroj gjykimi dhe fitoi pafajësinë ai, është liruar, është deklaruar i pafajshëm. Tani nuk ka asnjë akuzë. Nuk është e mitur ajo, unë e kisha thënë me kohë. Ishte një mashtrim, kishin bërë lojë kolegët, e morën në qafë dhe gazetarët lart e poshtë”-, u shpreh avokati.

Kujtojmë se mjeku Dervish Hasi u arrestua më 19 janar të këtij viti, pasi u zbulua se abuzonte me një 16-vjeçare. 42-vjeçari dyshohet se e ka manipuluar të miturën duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt. Ndërkohë që në telefonin e personave të përfshirë në këtë ngjarje janë zbuluar se Hasi kishte detyruar të miturën që të kryente marrëdhënie seksuale në grup me disa të tjerë. Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular