BallinaAktualitetEMRAT+FOTO/Hapën zjarr ndaj makinës duke vrarë 5 vjeçarin, 4 shqiptarë shpallen në...

EMRAT+FOTO/Hapën zjarr ndaj makinës duke vrarë 5 vjeçarin, 4 shqiptarë shpallen në kërkim në Greqi

spot_img
spot_img

Policia greke ka shpallur në kërkim katër persona të komunitetit rom, të akuzuar për vrasjen e një fëmije 5-vjeçar dhe tentativën për vrasje të prindërve të tij.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më 1 nëntor 2024, në zonën e Makropoulos, kur një grup personash ka qëlluar 15 herë me dy armë zjarri ndaj një automjeti që transportonte një çift bashkëshortësh dhe fëmijët e tyre.

Sipas hetimeve, dy persona kanë ndaluar një automjet paralel me “Peugeot”-in e familjes, nga ku kanë hapur zjarr, duke plagosur rëndë fëmijën 5-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë pas marrjes së një plumbi në kokë. Familja ishte në udhëtim, dhe nëna ishte shtatzënë.

Autorët e dyshuar janë identifikuar si Agron Tahiri (48 vjeç), një rom shqiptar nga fshati Rom në Fier, dhe dy djemtë e tij me shtetësi greke, Evagjelo Zafiropoulo (28 vjeç) dhe Dhimitrio Zafiropoulo (25 vjeç), si dhe kushuriri i tyre Nektario Petropoulo (34 vjeç). Policia ka bërë të ditur se familja e fëmijës kishte pasur disa mosmarrëveshje me autorët lidhur me drogën, dhe ka pasur të paktën tre incidente të tjera të ngjashme në të kaluarën.

EMRAT+FOTO/ Hapën zjarr ndaj makinës duke vrarë 5
EMRAT+FOTO/ Hapën zjarr ndaj makinës duke vrarë 5
EMRAT+FOTO/ Hapën zjarr ndaj makinës duke vrarë 5
EMRAT+FOTO/ Hapën zjarr ndaj makinës duke vrarë 5

Ngjarja ka tronditur Greqinë dhe ka hapur hetime të thelluara për zbardhjen e motiveve dhe ndihmës që mund të kenë marrë autorët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular