BallinaAktualitetDeputeti gjerman kërcënon hapur Serbinë: Nëse ju fshiheni pas sulmit në Kosovë,...

Deputeti gjerman kërcënon hapur Serbinë: Nëse ju fshiheni pas sulmit në Kosovë, negociatat me BE-në kanë marrë fund

spot_img
spot_img

Kryetari i Komitetit për Çështjet e Jashtme të Parlamentit të Gjermanisë, Michael Roth, ka dënuar fuqishëm sulmin e fundit në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Kosovë, duke e quajtur atë një akt terrorist. 

Përmes një mesazhi në platformën X, Roth theksoi se metoda e përdorur në sulm ishte në përputhje me terrorizmin në stilin rus.

“Këto janë metoda terroriste ruse kundër një shteti sovran në zemër të Europës. Këto sulme duhet të hetohen në thellësi. Nëse Serbia vërtet është pas kësaj, gjë që shpresoj të mos jetë, kjo do të shënonte fundin e negociatave të BE-së me Serbinë”, pohoi deputeti gjerman.

Sulmi ndaj kanalit, i cili siguron furnizimin me ujë për dy centrale energjetike me qymyr në Kosovë, ka ngritur shqetësime për sigurinë energjetike dhe të ujit të vendit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular