BallinaKronikeVrasja në Ndroq, autori në arrati është kunati i Altin Hajrit, të...

Vrasja në Ndroq, autori në arrati është kunati i Altin Hajrit, të fortit të Shijakut

spot_img
spot_img

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të diel në Ndroq. Burime nga terreni bëjnë me dije se të shtënat me armë zjarri janë regjistruar afër një lokali në Ndroq. Mësohet se në rrethana ende të paqarta është vrarë një person.

Viktimë ka mbetur shtetasi i identifikuar si Alfred Dedja. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Viktima është banor i zonës, ndërsa dyshohet se ngjarja ka te beje me prishjen e pazareve të drogës.

Policia ka identifikuar autorin e vrasjes, i cili është afruar në këmbë kur ta kryer krimin dhe më pas është larguar me një makinë tip “Benz” të zi (ML).

Sipas burimeve të policisë autori i dyshuar për krimin e rëndë është shtetasi i identifikuar Julian Gjoshi, nga Shijaku.

Mësohet se ai është 26-vjeçari Julian Gjoshi është kunati i Altin Hajrit, emër i njohur i botës së krimit, i njohur edhe për lidhjen me ish-deputetin Jurgis Çyrbja.

Emri i Julian Gjoshit ka dalë në aplikacionin e koduar “SKY ECC” kur Altin Hajri diskutonte me ish-deputetin Jurgis Çyrbja për arrestimin e tij në vitin 2021 në Tiranë.

Gjoshi ishte dënuar në 23 dhjetor nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit dhe municionit” dhe “Drejtimin e mjetit në gjendje të dehur”. Edhe në këtë rast, Hajri ofronte para që pistoleta që kishte kunati i tij me vete të konsiderohej “e paaftë” për qitje. Çelësi për ndryshimin e akuzës ishte testi balistik që do të bënte Policia e Shtetit.

Çfarë njofton policia 
Policia ka dhënë informacion zyrtar për vrasjen në Ndroq të Tiranës.

Efektivët shprehen se viktimë ka mbetur shtetasi Alfred Dedja rreth 50 vjeç. Autori i dyshuar është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

“Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç. Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar”, njofton policia.

Kush është Alfred Dedja, emër i njohur nga policia
Ajo që dihet për viktimën Alfred Dedja është se është një person i skeduar për vjedhje dhe trafik droge.

Në vitin 2014, Alfred Dedja është arrestuar pasi akuzohej për vjedhje. Ai u prangos në ambientet e spitalit “Nënë Tereza” në kryeqytet, pasi dyshohej se kishte thyer xhamat e disa automjeteve të parkuar, duke vjedhur dhe sendet personale dhe një shumë parash.

Alfred Dedja rezultoi të ishte autor i mbi 15 vjedhjeve të ndodhura dhe kishte marrë shuma të mëdha parash, sende personale, çanta, lap-top etj, materiale të cilat gjendeshin në brendësi të makinave të vjedhura. Mësohet se Dedja i kryente vjedhjet në makinat që u përkisnin të afërmve të pacientëve që ishin shtruar në spital.

Ndërsa në vitin 2017, është vënë në pranga për trafik të lëndëve narkotike. Në Mat u zhvillua operacioni “Minuta e fundit”, në kuadër të të cilit u sekuestruan 6 kg kanabis si dhe u vunë në pranga 3 shtetas: Alfred Dedja, Jurgen Alzeneli dhe një 18-vjeçar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular