BallinaAktualitet“Djali më thoshte ‘nuk i bie në qafë askujt’”- Vrasja e Aurelio...

“Djali më thoshte ‘nuk i bie në qafë askujt’”- Vrasja e Aurelio Dervishit, flet babai i 18-vjeçarit: Ishim shumë të lidhur bashkë! Autorët kanë ardhur të kërkojnë falje, por…

spot_img
spot_img

Azbi Dervishi, babai i 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, i cili humbi jetën tragjikisht pasi u godit me thikë mbrëmjen e 31 marsit të këtij viti në zonën e Shkozës në Tiranë, gjatë një konflikti me disa të rinj, ka folur për herë të parë për ngjarjen që trondit familjen e tij.

Aurelio Dervishi dhe babai i tij
Aurelio Dervishi dhe babai i tij

Në një intervistë, babai i të riut është shprehur se më të birin ishte shumë i lidhur dhe është i bindur se Aurelio nuk ka pasur konflikte me askënd, ndërsa thotë se djali i thoshte gjithmonë që nuk i bie në qafë askujt.

 “Kam pasur një lidhje shumë të ngushtë me Aurelion, e kam pasur shumë afër, më tregonte gjithçka. Kurrë nuk ka pasur konflikte me asnjë, jam plotësisht i bindur. Unë e di çfarë fëmijë kam pasur, ishte i shkathët. Gjithmonë më thoshte ‘babai, në derën tonë nuk ka për të ardhur kurrë njeri të të thojë që Aurelio me ka rënë në qafë, ta siguroj, por rrugë njeriu nuk i hap’, këtë ma thoshte. Nuk i bie në qafë njëru më thoshte, dhe as nuk ka pse të më bjerë në qafë njëri.

Kujtimet me të janë të pafundme… Kujtime nga më të ndryshme, e ka pas afër gjithmonë. Do bëj gjithçka për ty më thoshte, do të të bëj krenar”. Me punë krahu i kam rritur fëmijët. Nuk e kam penguar për asgjë, më thoshte do dal me shokët, i thoja ‘nuk dua gabime, nuk dua njeri të trokas e të më thotë që djali më bëri këtë’. Jam munduar gjithmonë t’i plotësoj çdo gjë, ishte gjithçka për mua”, tha ai për Euronews Albania.

Babai i 18-vjeçarit ka treguar po ashtu se nga katër autorët e arrestuar për ngjarjen, disa prej tyre kanë tentuar t’i kërkojnë falje, por ai ka refuzuar.

“Nuk i kam pranuar, nuk ma bën zemra”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se është në pritje të vendimin të gjykatës për ta, nga e cila ka kërkuar dënim maksimal.

“Unë si prind kërkoj dënim maksimal, djalin tim po e tret dheu, të treten dhe ata atje brenda. Nëse gjykata nuk merr vendim, mbetet të marr unë vendim, pres shtetin…”, tha ai

“Janë katër autor, një pjesë kanë ardhur për të kërkuar falje, një pjesë jo. Nuk i kam pranuar, nuk ma bën zemra. Baba e nëna nuk kanë faj, unë jam prind vetë, por në rrethana në tilla nuk e pranoj dot.  Në momentin që djalit tim i ka dalë shpirti në rrugë, pa pasur hak askujt, nuk ma bën zemra… Unë dhe në gjykatë e kam thënë, që nëse një nga këta të katër pranon që djali jot na ra në qafë, do i them gjykatës liroji, lëri të lirë, në të kundërt…Deri tani janë mbajtur shumë seanca, vendim nuk ka ende. Pres vendimin e gjykatës, jemi në pritje, kam besim të plotë. Unë si prind kërkoj dënim maksimal, djalin tim po e tret dheu, të treten dhe ata atje brenda. Nëse gjykata nuk merr vendim, mbetet të marr unë vendim, pres shtetin…”, u shpreh ai.

Azbi Dervishi, ka treguar edhe se si mori vesh lajmin për vdekjen e Aurelion. Ai tha se është njoftuar nga nipi i tij se Aurelio kishte bërë aksident.

“Isha në shtëpi, me telefonin nipi më thotë që Aurelio ka bërë aksident, është tre spitali ushtarak. Shkova në spital, doktori më tha që nuk lejohet të futesh se e kemi në sallë. Pritem 10-15 minuta, më vonë nipi më tha, ‘bëhu i fortë’”.

Babai i Aurelios ka rrëfyer se ka takuar miqtë që shoqëronin të birin natën e ngjarjes, të cilët i kanë treguar se si ndodhi konflikti mes tyre.

Azbi Dervishi thotë se në këto tetë muaj pas vdekjes së djalit ka kërkuar edhe pamjet e një banese pranë vendngjarjes, por nuk ka mundur t’i sigurojë, pasi i është thënë se nuk kanë qenë në gjendje pune.

“Gjatë këtyre tetë muajve nuk ka reshtur, i kam takuar të gjithë ata që kanë qenë  aty, shokët e djalit, gocat që kanë qenë në makinë me ta. I kam pyetur të gjithë. Më thonë shokët ‘ishim te lokali, ikëm me makinë, morëm gocat, ishin dy shokët e çunit dhe gocat. Dolën në Farkë. Kur janë kthyer, te ura Shkozës këta (autoret) janë afruar me makinë, kanë ulur xhamin e makinës, dhe i kanë thënë ‘me ne po qeshni’, jo i kanë thënë këta, dhe kanë vazhduar rrugën. 

Më poshtë te semafori, i kanë dalë para me makinë. Kryesori, Frensi ka zbritur nga makina i ka ofenduar dhe sharë këta, këta i kanë thënë që nuk kemi gjë me ju. Ky (Frensi) i ka thënë që ne iu bëjmë bira bira me thikë dhe aty ka ndodhur sherri dhe shkoi situata kështu. Pamjet për ngjarjet nuk i kam parë. Në një shtëpi kam marr vesh që ka pasur kamera, jam interesuar më thanë i ka marrë policia. Më pas doli që kamerat kanë qenë të fikura, jo në gjendje pune. 

Di që një çift nga Kosova i ka ndenjur djalit tim në momentet e fundit te koka, kam kërkuar që t’i takoja, t’i falendetroja. I bej thirrje nëse do më dëgjojnë, të më kontaktojnë”, tha ai për Euronews Albania.

DËSHMITË E TË RINJVE DHE DINAMIKA E NGJARJES

Aurelio Dervishi po udhëtonte me makinë së bashku me dy shokët e tij, Renin dhe Marion, si edhe dy vajza të moshës 16 dhe 17-vjeçe, kur tek semafori tek rrethi i Shkozës në Tiranë, Frensis Shehu u ka bllokuar rrugën. Dy shokët e viktimës kanë rrëfyer se 20-vjeçari iu është drejtuar me fjalët: “Pse qeshni?”, ndërsa 17-vjeçarja që ndodhej në mjet me ta i ka treguar se ka pasur njohje me Frensis Shehun.

Pas krimit në pranga kanë rënë Frensis Shehu dhe tre të miturit, 2 të moshës 16 vjeç, dhe një 15 vjeç. Dyshohet se ky i fundit ka goditur me thikë Aurelio Dervishin. 18-vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra duke humbur jetën rrugës për në spital.

Kushëriri i Aurelio Dervishit, i cili ishte dhe shofer, tregoi për emisionin ‘Me Zemër të Hapur’ të moderatores Evis Ahmeti, se ka qenë në drejtues në makinë, me Aurelion, vëllain e tij dhe dy vajza dhe se si nisi sherri.

Kushëriri i Aurelio DervishitTe ai lokali shkova dhe e mora unë. Kemi qenë te lagjia, rreth orës 8. E mbaj mend se me Aurelion kam qenë që nga ora 2, në një moment ika, pastaj më mori në telefon. Mario që ishte me mua, iku në shtëpi dhe shkova mora Aurelion për të pirë kafen ku e pinim çdo ditë. Shkuam te lokali ku shkonim përherë, nuk kishte vend. Parkuam makinën dhe shkuam në një vend tjetër. Pasi pimë kafe dolëm dhe takuam vajzat që ishim miq të Aurelios. Njëra 16 dhe tjetra 17 vjeçe. Ishte hera e parë që takonim, nga larg i kemi parë.

I morëm, dolëm deri te rruga e Liqenit të Farkës më pas po vinim në Shkozë për të zbritur poshtë të linim vajzat që ishin me ne. Në atë moment që do dilnim nga rruga për të hyrë në Shkozë, më tha Aurelio për të hyrë në autostradë. Të rrethi Shkozës, isha vetëm unë në semafor. Kur po prisnim, 50 metra më poshtë do ndalonim për të zbritur vajzat.

Aty vjen makina e autorëve, unë e kisha xhamin gjysmë hapur, po qeshim për muhabetet tona. Në atë moment na tha ‘pse qeshni’. Ngrita xhamin dhe nisa të ecja. Autorët bënë zigzag dhe na bllokuan rrugën. Zbritën dhe erdhën te makina. Zbritëm dhe ne dhe filluam të konflikohemi. Ata nuk ikin sepse mesa duket ishin nis të na bënin diçka neve. Në momentin që ndaluam vajza tha ‘me këtë shoferin kam qenë unë, do ziheni’. Ata në goditën pastaj dhe Aurelion, dhe më pas nuk e dimë ca ndodhi. Mesa kemi parë ka qenë duke më goditur dhe mua, por u ra thika në tokë.

Aurelio ishte në krahun tjetër të rrugës. Sherri vazhdonte po ne ikëm te shoku. U munduam ta ngrinim por nuk mundëm. Thirra njerëzit por për 2-3 minuta nuk erdhi njeri. Më pas dikush erdhi dhe na ndihmoi, do e fusnim në makinë por erdhi ambulanca, por rrugës për në spital ndodhi çfarë ndodhi. Nuk e dimë se nuk na ka dalë zëri për këto probleme.

Ndërkohë, edhe shoku i Aurelio Dervishit ka treguar përballjen me agresorët mbrëmjen e 31 marsit dhe momentin e goditjes me thikë të 18-vjeçarit që i shkaktoi vdekjen.

Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, Mario ka treguar se pasi Frensis Shehu i bllokoi rrugën me makinë, kërkuan të largoheshin nga vendngjarja, pasi nuk donin të konfliktoheshin.

Sipas tij, 20-vjeçari i kërcënoi duke u thënë se “do ju bëjmë vrima-vrima” dhe i kërkoi shokut të tij të nxirrte thikën.

I riu rrëfeu se në atë moment filloi përplasja mes tyre dhe kur arriti të largohej nga  agresorët, pa Aurelio Dervishin që po qëndronte i mbështetur tek hekurat në korsinë e biçikletave.

Mario u shpreh se në atë moment vrapuan drejt tij, por 18-vjeçari ra pa ndjenja në tokë.

“Nuk ngjante mirë të konfliktoheshim, kërkuam që të largoheshim pasi ishte turp, por ata kishin bllokuar edhe rrugën.

Thoshin fjalë provokuese; “Kush do ikë… do ju bëjmë vrima-vrima. Në momentin që po qetësoheshim, Frensis në një moment i ka thënë 15-vjeçarin që nxirre thikën. Nuk donim që të niste si konflikt. Ata erdhën me pretekstin pse ne po qeshnim. Ishim 5 persona, po bënim muhabete për të qeshur.

Gjatë konfliktit, kur personi nxori thikën, Frensis godet Renin, ishte moment i shpejtë. Ka qenë korsia e gjerë dhe sherri ka marrë nga të dy krahët, tek trotuari dhe korsia e biçikletave. Në moment të fundit po më godisnin mua, po ruhesha mos më godisnin me hekur. Në moment të fundit u shkëputa, sepse nuk po shihnim Aurelion.

Aurelio nuk ishte komplet në tokë, por tek hekurat mbajtëse tek korsia e biçikletave, ishte gjysmë shtrirë. Kur vrapuam drejt tij ra pa ndjenja në tokë. Kur e dorëzuam në ambulancë, në fillim na thanë që është në kohë dhe më pas na shoqëroi policia në komisariat. Na merrnin shokët në telefon që ka vdekur, hapa lajmet dhe aty mësuam që ka mbaruar. Aty e humba. Na u duke e pabesueshme sepse ishte edhe trup i madh”, tha ai.

Vendimi i Prokurorise

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër të rinjtë, 20-vjeçarin Frensis Shehu dhe tre të miturit me iniciale Sh.H., B.Sh dhe I.I, që akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë 18-vjeçarin Aurelio Dervshi, ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 31 marsit 2024.

Sipas organit hetues, rreth orës 20:45 katër të rinjtë kanë parë duke lëvizur mjetin tip ‘Audi’ ku lëvizte viktima së bashku me miqtë e tij. Gjithashtu një automjet ndodhej një vajzë që dyshohet se kishte pasur lidhje me parë më një nga bashkëpunëtorët në vrasje, Frensis Shehu.

“Për shkak të xhelozisë e duke menduar se po qeshnin me të, Frensis Shehu i ndoqi nga pas me makinë duke i prerë rrugën. Në grindje e sipër, ai ka kërkuar nga shoku i tij, shtetasi Sh.H., të nxjerrë thikën dhe të qëllojë viktimën. Ndërsa bashkëpunëtorët e tjerë janë rrahur me grushte me viktimën dhe shokët e tij”, informon Prokuroria.

Nga kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor rezultoi se Aurelio Dervishi humbi jetën si pasojë e shokut hemorragjik traumatik nga plaga e marë në kraharor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular