BallinaKronikeDenoncimi i Gjergji Nikës: Prej një viti rrugët e Vlorës të shqyera,...

Denoncimi i Gjergji Nikës: Prej një viti rrugët e Vlorës të shqyera, Bashkia fle gjumë dhe hedh valle në 3D

spot_img
spot_img

Kryetari i degës së PD-Demokratët Euroatlantikë, Vlorë, Gjergji Nika, ka denoncuar rrugët e shqyera në këtë qytet me demek për projektin e furnizimit me ujë 24 orë.

“Mbi rrugët e shqyera dhe mundimin e qytetarëve bashkia fle gjumë, hedh valle e promovon fasadën e projekteve 3D, të cilën realiteti e përgënjeshtron!” – shprehet më tej ai.

Më poshtë reagimi i plotë i Gjergji Nikës:

Ka gati një vit që rrugët në Vlorë janë të shqyera në të katër cepat!
Demek për projektin e furnizimit me ujë 24 orë.

U fol se rrugët e shqyera dhe të mbulluara me çakëll do të ishin të asfaltuara në qershorin që lamë pas, që të mos dëmtonte turizmin.

Nuk u asfaltuan as në qershor, as në korrik, as në tetor… Dhe as sot që hymë në dhjetor…

Por e keqja është se rrugët e shqyera të Vlorës do të vazhdonjë nja dy vite të tjera të jenë në të njëjtën gjendje, derisa “të përfundojë projekti!”…

Dhe qytetarët e Vlorës do të vazhdojnë të mundohen, të përmbyten, të sëmuren nga pluhuri i rrugëve që u hyn në mushkëri, nga balta, gjethet dhe mbeturinat që bllokojnë pusetat. Do të vazhdojnë të vuajnë në një trafik të krijuar artificialisht nga të paaftët në drejtim. Do të vazhdojnë të paguajnë për makinat që u dëmtohen. Do të vazhdojnë të dëgjojnë brroçkulla për turizmin nga ata që s’kanë strategji turizmi e zhvillimi!

Dhe mbi rrugët e shqyera dhe mundimin e qytetarëve bashkia fle gjumë, hedh valle e promovon fasadën e projekteve 3D, të cilën realiteti e përgënjeshtron!

Deri kur?

Denoncimi i Gjergji Nikës: Prej një viti rrugët e Vlorës
Denoncimi i Gjergji Nikës: Prej një viti rrugët e Vlorës
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular